Ministri Goxhja: Shteti të mundësojë rritje pagash dhe reduktim parazitësh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Ekonomisë, Blendi Gonxhja, gjatë konferencës nndërkombëtare për reformën në sistemin e pensioneve në Shqipëri, është shprehur se vendi ynë ndodhet në momentin më të mirë ekonomik.

Ministri Gonxhja, gjatë fjalës së tij, u shpreh se për rritjen e pensioneve në vend duhet të të luftohet informaliteti.

“Duhet të ndërgjegjësohemi se informaliteti garanton ca kesh më shumë sot, por shndërrohet në një gjëmë nesër kur ne të plakemi”, tha ai.

Ndërsa theksoi se shteti dhe bashkitë duhet të optimizojnë burimet njerëzore duke mundësuar rritje pagash dhe reduktim parazitësh.

Blendi Gonxhja: Sot numri i kontribuesve është rritur me 47.3%. Të ardhurat  nga kontributet janë rritur me 43.1 %. Shqipëria është sot në momentin më të mirë ekonomik që pas rënies së Komunizmit, vendi është më pranë BE dhe bumi nga turizmi e ndërtimi po e shndërrojnë Shqipërinë në një vend tërheqës, tashmë drejt së qenit lider rajonal.

Ky moment duhet të shërbejë si moment reflektimi për të gjithë shoqërinë që ta udhëheqim drejt një modeli nga i cili përfitojnë të gjithë, me fokus të shtresat në nevojë dhe sidomos pensionistët.

Vitin që shkoi kemi akorduar bonusin më të lartë të dhënë ndonjëherë, këtë vit siguruam edhe bonusin e ri të pranverës, duhet të ketë një zgjidhje afatgjatë. Në afatgjatë as angazhimi ynë me bonuse e kompensime nuk është plotësisht i qëndrueshëm.

Duhet të ndërgjegjësohemi se informaliteti garanton ca kesh më shumë sot, por shndërrohet në një gjëmë nesër kur ne të plakemi.

Nëse nuk rrisim produktivitetin, nëse nuk reduktojmë informalitetin dhe nëse nuk rrisim të ardhurave në buxhetin e shtetit përmes zgjerimit të të ardhurave të taksapaguesve nëse nuk rrisim vendet e punës me paga cilësore gjithmonë do të kemi njerëz që nuk kanë mjaftueshëm dhe njerëz që do vuajnë sot e nesër. Individët duhet të bëjnë të vetën duke mos u strukur në një punë me pagë të ulët ku shpesh shtyjmë kohën, ku vendet e punës shtohen për qoka me paga asistence , por duhet të punojnë në privat, të guxojnë të punojnë diku me një pagë që do të jetë natyrisht më e lartë.

Lexo edhe :  Meta vendosi t’i lirojë vendin në Fier, zbulohet kandidatja e katërt e PL-së

Shteti, bashkitë duhet të optimizojnë burimet njerëzore duke mundësuar rritje pagash dhe reduktim parazitësh. Biznesi duhet të ndërgjegjësohet duke u ofruar punonjësve mbështetje, por të rrisë dhe të deklarojë plotësisht pagash. Ne si qeveri duhet të implementojnë politika të reja që ndikojnë në jetën e një të punësuari./K.K

Të fundit

Si të fshini llogarinë tuaj në Instagram dhe të rikuperoni të gjitha fotot

Ju mund të dëshironi të shkëputeni nga rrjetet sociale duke fshirë llogarinë tuaj , por rreziku është që të humbni materialin fotografik...

Jeni dhurues i rregullt i gjakut?/ Ja ndryshimet gjenetike që pëson organizmi juaj

Ndryshime gjenetike janë identifikuar në qelizat burimore të gjakut nga dhurues të shpeshtë që nxisin gjenerimin e qelizave të reja për të zëvendësuar ato të humbura , por...

5 gabimet e pafalshme që produksioni i BBVA këtë bërë këtë sezon me banorët dhe ndjekësit

Ky sezon i “Big Brother VIP Albania” ka qenë një nga më të diskutuarit për shkak të situatave të papritura dhe vendimeve të diskutueshme...

‘Çmendet’ Lamborghini, prodhon linjën e karrocave për fëmijë/ Kushton plot 5.000 dollarë

Prodhuesi i makinave luksoze Lamborghini, po hyn në tregun e paisjeve për fëmijë duke bashkëpunuar me markën britanike të artikujve për fëmijë Silver Cross...

Republika Sërpska drejt shpalljes shtet?/ Dodik sfidon urdhërarrestin

Asambleja Kombëtare e Republikës Sërpska po mban një seancë të posaçme ku po diskutohet miratimi i një kushtetute të re, që do ta përkufizonte...

Lajme të tjera

Web TV