Shqipëria, mes 5 vendeve me uljen më të madhe të lindjeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Europa, ku bën pjesë edhe Shqipëria po plaket, me njerëz që jetojnë më gjatë dhe shumë më pak lindje. Është ky alarmi që ngre një raport i Bashkimit Europian”, raporton gazetarja Erikleda Dorezi.

Në 10 vite, numri i fëmijëve 0-5 vjeç në Bashkimin Europian ka rënë me 8.1%. Shqipëria është mes 5 vendeve me rënien më të madhe të lindjeve dhe renditet pas Spanjës, Greqisë, Italisë.

Vendi ynë ka një rënie të fëmijëve në popullatë me të paktën 21% në 10 vite. Sipas sociologëve, për të rritur lindshmërinë në popullatë, politikat qeverisëse duhet të fokusohen në forcimin e rolit të gruas në familje dhe më shumë mbështetje për to.

Zyhdi Dervishi: Dy plagë të rënda që ka shoëria shqiptare sot është hemoragjia e emigrimit dhe e dyta është pakësimi i shumtë i numrit të lindjeve.

Duhet të bëhet një sudim për masat që duhen marrë aftashkurtër, afatmesëm dhe aftagjatë. Është e domosdoshme që nënat pasi lindin të paguhen 3-5 vjet me pagesë të plotë të rrogës së tyre nga shteti, edhe kur punojnë në privat, të paguhen nga shteti, me qëllim që të kenë garanci për rritjen e fëmijëve të tyre.

Madje puna e tyre të reflektohet edhe tek pensioni më pas. Nënat, të cilat kanë rritur më shumë fëmijë, kjo të ndikojë edhe në pensionin e tyre pasi i kanë dhënë një pasuri të madhe shoqërisë.

Aktualisht, sipas të dhënat të Censit, Shqipëria ka 136 mijë fëmijë të grupmoshës 0-5 vjeç nga 185 mijë që ka patur në 2011, 27 % më pak./       S,M

Të fundit

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse pini shafran të Indisë çdo ditë!

Shafrani i Indisë është një mënyrë e shpejtë dhe e lehtë për të marrë të gjitha përfitimet e mahnitshme...

Ja cilat janë universitetet më të mira në Europë

36 nga 100 universitetet më të mira globale janë në Europë, një rritje disi e konsiderueshme në krahasim me 28 universitetet që kishte Europa...

Po afron 14 shkurti dhe ti je single? Ja 5 arsye për të festuar

14 shkurtin zakonisht çiftet e kalojnë bashkë, por kjo datë është gjithashtu dita më e mirë që ju të dashuroheni me veten. Është koha...

FOTO/ Familjarët e Loredanës ‘thumbojnë’ kështu ‘dhëndrin’ e tyre

Nuk ndalen familjarët e Loredanës/ Pas largimit të Jozit nga shtëpia, ata e ‘thumbojnë’ kështu ‘dhëndrin’ e tyre Ata kanë publikuar një imazh të saj...

Donald Trump planifikon të marrë pjesë në Super Bowl në New Orleans të dielën

Presidenti Donald Trump po planifikon të marrë pjesë në Super Bowl në New Orleans të dielën, duke shënuar herën e parë që një president...

Lajme të tjera

Web TV