Gjunjëzimi i PD para ‘Kandidatit për Kryeministër’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mero Baze

Në fillim, kur kriza shpërtheu dhe PD u nda mes Berishës dhe Bashës, Berisha i lejoi të vetët më të moderuar, të thoshin se të dy duhej të largoheshin – edhe ai, edhe Basha – në mënyrë që PD të bashkohej. Dhe kështu filloi me Bashën. Ai dha dorëheqjen pas 6 marsit, pas zgjedhjeve të pjesshme lokale.

Por të njëjtët njerëz që më parë kërkonin që të iknin të dy, më pas u rreshtuan me Berishën.

Dhe nisi retorika e re: Ata që janë me Bashën duhet t’i bashkohen Berishës, sepse ai ka vetëm një qëllim – bashkimin e PD-së – dhe nuk dëshiron të bëhet kryetar i saj.

Ky presion vazhdoi gjatë, derisa grupi i Bashës, për shkak edhe të gabimeve të tij, u shpërbë dalëngadalë dhe filloi t’i afrohej Berishës në distancë, duke ruajtur njëfarë kompatisme për t’u integruar si grup.

Më pas nisi retorika e marrjes së vulës dhe logos, e cila pengonte bashkimin e PD-së dhe zgjedhjen e një kryetari të ri.

Sërish, ata që ishin me Berishën mbronin tezën se sapo të merrej vula dhe logoja, Berisha do ta bashkonte PD-në dhe do të zgjidhte një kryetar të ri.

Hyri në zgjedhjet e vitit 2023 dhe doli prej tyre me vetëm 5 bashki, por nuk u konsiderua humbje, pasi u justifikua se vula nuk ishte marrë ende.

Më në fund, vula dhe logoja u morën. Atëherë, të larguarit nga Basha iu afruan grupit, ndërkohë që ai ishte nën arrest shtëpiak, me shpresën se do të kapnin drejtimin e grupit parlamentar dhe do të përmirësonin kredencialet e tyre.

Pas më shumë se një viti Berisha doli nga arresti shtëpiak, dhe me këtë fshiu ëndrrën e tyre për të drejtuar partinë, duke i lënë thjesht deputetë në rresht.

Tani të gjithë ranë dakord se Berisha është kryetari i padiskutueshëm i PD-së – madje edhe ata që dikur thoshin se ai duhej të largohej.

Lexo edhe :  E hëna nis me diell, nga e marta deri të premten reshje shiu/ Ja si pritet të jetë moti

Nga “nuk do të jetë kryeministër” te shpallja si kandidat për kryeministër

Pas kësaj, filloi fabula e re dhe ndoshta e fundit:

“Berisha do ta çojë PD-në drejt fitores, por nuk do të jetë kandidat për kryeministër.”

Në krye të kësaj teze ishte edhe vetë Berisha, i cili bënte sikur pranonte hezitimin e demokratëve për ta pasur si kandidat për kryeministër, dhe thoshte se pas fitores do të bëhej një garë për kandidatin për kryeministër.

Tani edhe kjo u rrëzua.

Dje, sapo u kthye nga Gjermania, ai shpalli veten si kandidatin për kryeministër të PD-së dhe kryetarin e përjetshëm të saj.

Të gjithë ata që nuk pranonin në fillim as të ishte rival i Lulzim Bashës, sot e pranuan atë si kryetar të përjetshëm të partisë dhe kandidat të përjetshëm për kryeministër.

Pse duhej shpallur kandidat për kryeministër?

Arsyeja është se ka shumë rëndësi që kur të dënohet, ose të përballet me procese të tjera gjyqësore, të mos jetë një “askush”, por një figurë politike madhore. Ose siç thuhet në gjuhën e popullit, “Të mos ikte kulish, por qen i rritur.”

Pra, që të mos thuhet se po arrestojnë një ish-deputet, por kandidatin për kryeministër të opozitës.

Tani të gjithë janë të qetë dhe të heshtur, pasi Berisha i përdori për gati katër vite, duke i rreshtuar sipas interesit të tij, duke u paraqitur herë si i nënshtuar para tyre, herë si një njeri në hall, derisa më në fund i poshtëroi dhe i vuri të gjithë në rresht.

E gjitha për një qëllim: Që të duket para drejtësisë si një “peshk i madh” që nuk mund ta “gëlltisin” dot.

Sa për historitë e tjera, që Trump do t’i heqë “non grata” dhe që Anglia do t’i kthejë paratë e gjyqeve, këto janë për pas 11 majit, kur të konsumohen gënjeshtrat e deritanishme.

Të fundit

Padi e re për P. Diddy/ Muzikanti e akuzon për përdhunim

P. Diddy është përballur me një padi të re për sulm seksual. Sipas “Us Weekly”, muzikanti pretendon se e...

Rast i ri me meningit akut në Durrës, 14-vjeçari dërgohet me urgjencë në QSUT

Një 14-vjeçar është shtruar me urgjencë në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës pasi u paraqit në spitalin e Durrësit dhe u diagnostikua me meningit...

Tarifat amerikane, Hong Kongu paralajmëron padi në OBT

Hong Kongu do të paraqesë një ankesë për tarifat e fundit të vendosura nga SHBA tek Organizata Botërore e Tregtisë, duke pretenduar se e...

Pritet emetimi i Eurobondit 10-vjeçar të qeverisë shqiptare

Qeveria shqiptare pritet të realizojë këtë javë emetimin e Eurobondit të radhës. Sipas burimeve nga tregu financiar, Eurobondi do të ketë maturitet 10-vjeçar, ndërsa...

“Dje, ditë unike”, Berisha: Chris LaCivita mes shumë kërkesash zgjodhi Shqiperinë

Në një konferencë për mediat, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka theksuar rëndësinë e ditës së djeshme, duke e quajtur një moment historik...

Lajme të tjera

Web TV