“Shqiptarëve ua mas pulsin çdo muaj”/ Rama: Ia di Shqipërisë çdo kthesë rruge!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se gjatë ë gjithë kohës i qëndron në kokë punës, duke u shprehur krenar që ka shkuar në çdo cep të Shqipërisë,

“Unë i bashkuar jam përditë me ata që ma thonë realitetin dhe me realitetin vetë. Jam shumë krenar që e kam bredhur Shqipërinë, më shumë se gjithë kryeministrat e tjerë. Ia njoh Shqipërisë të gjitha qytete, çdo kthesë të rrugëve. E di ku vjen vala e telefonit e ku ikën”, tha ai.

Kreu i qeverisë ka “thumbuar”, duke thënë se nuk është nga ata që nxjerrin bukën, por duke sharë e ofenduar.

“Plus kësaj, nuk mund t’i takoj të gjithë shqiptarët sepse është e pamundur. Por e ka arritur këtë shkenca sociale dhe politike, ka anketa për të pyetur popullin çfarë mendon. Ne bëjmë çdo muaj. Unë e mas pulsin e shqiptarëve çdo muaj edhe në mënyrë shkencore. I rri mbi kokë punëve sepse prandaj jam këtu. Nuk jam si shumë të tjerë që nxjerrin bukën duke sharë dhe ofenduar. Di të bëj edhe punë të tjera, por i ka dedikuar këtë pjesë të punës jetën time. Ja e sheh si janë ato ngjyrat atje mbrapa? Unë zgjohem i pari dhe fle i fundit”, tha ai./E.T

Të fundit

Që do të ndodhë një gjë e madhe, do të ndodhë. Është llaf i sigurt!

Nga Mentor Kikia Së shpejti do të ketë arrestime të bujshme! Nga të gjithë analistët, që janë bërë të tillë pa...

Dëbora mbulon Shkodrën, disa fshatra pa energji elektrike

Në qarkun e Shkodrës kanë nisur reshjet e dëborës. Edhe pse reshjet e dëborës kanë qenë të dendura, qarkullimi në akset rrugore Hani i...

“Politikat e qeverisë kanë dështuar”, Meta: Shqipëria ka nevojë për ndryshim urgjent

Në një postim të tij në Facebook, ish-presidenti Ilir Meta ka shprehur kritikën e tij për modelin aktual të ekonomisë shqiptare, duke e konsideruar...

“Prisnim për tu bërë tre”, Rozana Radi përlot banoret me letrën dedikuar bashkëshortit

Në prag të Shën Valentinit, banorët i kanë dedikuar nga një letër personit të zemrës. Letra e Rozana Radi për bashkëshortin e saj, e ndjerë...

Letra e vitit 1704 që parashikon se kur do të përfundojë bota

Isaac Newton, një shkencëtar i famshëm i njohur për formulimin e ligjeve të lëvizjes dhe gravitetit, parashikoi se bota siç e njohim do të përfundojë...

Lajme të tjera

Web TV