Last Updated on 21/10/2026 by Klara
Protestuesit janë mbledhur sërish para Ministrisë së Arsimit. Pasi iu bashkuan pedagogëve te Kryeministria, ata ikën dhe më pas marshuan drejt Ministrisë.
Protestuesit u mblodhën fillimisht para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku marshuan drejt Kryeministrisë. Me të mbërritur para godinës së qeverisë, ata rrëzuan karriget e vendosura nga kryeministri Edi Rama si ftesë për dialog.
Sot Kryesia e Sindikatës së Universiteteve shpalli bojkotin e mësimit në të gjitha universitetet e vendit. Ata akuzuan policinë për përdorim dhune ndaj protestuesve dhe duke kërkuar hetim të pavarur për ndërhyrjet e efektivëve që prej 13 tetorit./k.m
