A është e garantuar vota e emigrantëve? KRIIK ngre shqetësime për procesin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Antuela Male, përfaqësuese e KRIIK, shpjegoi në një studio televizive informacion disa aspekte të kuadrit ligjor për votën e emigrantëve. Male tha se ligji i ri garanton plotësisht administrimin e votës së tyre, nga momenti i nisjes me postë e deri te numërimi. Një element që mbetet jashtë këtij kuadri, në ndryshim nga vota në kuti brenda vendit, është fshehtësia.

Nëse në Shqipëri kemi mundësi dhe kemi krijuar kushtet që fshehtësia e votës të garantohet. Në rastin e emigrantëve këto kushte nuk janë. Ajo votë është jashtë vëmendjes dhe nuk ka çfarë të bëhet, mbetet fakti që këta shtetas duhet të kenë të garantuar të gjithë procesin e administrimit të votës së tyre.

Male tha se kuadri ligjor mbetet ende i paplotë.

Jo të gjitha aktet nënligjore janë miratuar nga Komisioni Qendror. Deri më 15 nëntor do të duhej të kishim të gjithë kuadrin ligjor. Aktualisht nuk e kemi. Do të jetë problem i madh kanalizimi i diskursit politik për të lejuar implementimin e disa elementëve. Ne kemi një kuadër ligjor. Procesi mund të realizohet me këtë kuadër, pavarësisht detajeve teknike. Prandaj duhet që Komisioni të miratojë të gjithë kuadrin ligjor, në mënyrë që t’i hapet rruga zbatimit të plotë.

Në rastet e emigrantëve që nuk kanë një mjet identifikimi shqiptar, Male tha se ekziston mundësia që procesi të vihet në rrezik.

E gjithë pjesa e kohës kur realizohet ky diskutim. Ka nisur procesi. Duhej të ishte përmbyllur 1 vit ose 6 muaj para datës së zgjedhjeve. Procesi ka filluar dhe koha është e pamjaftueshme për implementimin e procesit.

Ekziston rreziku që ky numër të përdoret nga shtetas që kanë të njëjtin emër. P.sh. nëse ka një Antulea Male dhe fut të dhënat, e fut procesin në shkallë të lartë rrezikshmërie, të paktën në stadin aktual që ndodhet. Ky proces është thuajse e pamundur të realizohet. Diskursi politik po gjen arsye për të thënë që ky votim u bë i pamundur.

Lexo edhe :  Në hetim nga SPAK/ Reagon sërish Klotilda Bushka: Ç’punë kam unë në çështjen e Veliajt?

Problemi që unë përmenda është i karakterit teknik. Personi një dhe dy, me të njëjtin emër, në sistem kontrollohen të dhënat biometrike. Prandaj procesi mund të futet në kolaps.

Një tjetër pikë që sipas saj duhet të gjejë konsensusin e palëve është pagesa e postës në rastin e kthimit mbrapsht të votës, te votuesi.

Me kuadrin ligjor aktual, pagesën e postës për dërgimin e fletës ta bëjë shteti shqiptar. Diskutimi ka qenë i gjerë. Presioni i KQZ që kjo pagesë të bëhet nga shteti edhe për kthimin e postës ka qenë. Sipas ligjit deri tani, pagesën mbrapsht e kryen votuesi. Edhe kjo mbetet pjesë e konsensusit për ndryshimin ligjor.

Duke qenë se votuesit janë garantuar që nuk do të paguajnë asgjë, kanë nisur procesin e regjistrimit. Interesi është i lartë.

I pari është problemi i demotivimit të individëve. Por kjo do të shkaktojë edhe një dëm për buxhetin e shtetit. Palët duhet të distancohen sa më shumë për ta lënë procesin në duart e KQZ./    S,M

Të fundit

Nuk dorëzohen dhe në ditët më e vështira, zbuloni shenjat më luftarake të horoskopit

Tre shenja të zodiakut janë të njohura për shpirtin e tyre luftarak dhe qëndrueshmërinë, ku pavarësisht pengesave, ato nuk...

Trump nuk përjashton Shqipërinë si vend për të strehuar palestinezët e zhvendosur nga …

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump, ka pohuar se do të marrë parasysh edhe Shqipërinë, si vend për të sjellë palestinezët e zhvendosur...

Vendet e Ballkanit në ankth për dëbimin e planifikuar të emigrantëve nga Trump

Vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë bërë ende të ditur se si planifikojnë të përballen me një fluks kriminelësh të dënuar që do të...

Trump paralajmëron Kievin se ‘Ukraina mund të bëhet ruse një ditë’

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se kërkon minerale të rralla në vlerë qindra miliarda dollarë nga Ukraina, në këmbim të...

Avokado jeshile apo të zeza? Ja cila rekomandohet më shumë

Avokado përshkruhet si ushqimi perfekt, por varietetet e tij shkojnë përtej atyre kokrrave plot vlera që gjejmë në treg. Shpesh konsumatorëve i ndodh që në...

Lajme të tjera

Web TV