I mori personalisht votat me makinë, në hetim ambasadori në Kroaci

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka nisur hetimet ndaj ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj në lidhje me mënyrën sesi ka transportuar fletët e votimit që nevojiten për emigrantët që do të votojnë me postë.

Në një njoftim për media mësohet se prokuroria po heton pretendimet nëse veprimet që ka kryer diplomati Berishaj përmbushin elementet e ndonjë vepre penale që lidhet me procesin e zgjedhjeve.

Mediat në Kosovë kanë raportuar se Berishaj kishte tërhequr zarfe me vota nga posta dhe i kishte dorëzuar ato në Ambasadën e Kosovës në Kroaci.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, tërheqja e dërgesave nga kutitë postare të KQZ, si dhe dërgimi i materialeve zgjedhore në përfaqësi diplomatike, bëhet përmes rrugëve tokësore nga zyrtarët e KQZ-së, me ndihmën e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës

Më 9 janar filloi votimi me postë për shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit për zgjedhjet parlamentare të cilat mbahen më 9 shkurt./e.t

Të fundit

Arrestimi i Veliajt/ Spiropali: Nuk mund të shkelet me këmbë prezumimi i pafajësisë!

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, vijoi sot takimet në kuadër të programit "Kuvendojmë për Shqipërinë" në qarkun e Vlorës....

Ajola Xoxa mbërrin në ambientet e GJKKO

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, është futur në ambientet e GJKKO, aty ku do të njihet me masën...

Bie euro dhe paundi, mësoni me sa blihen e shiten monedhat e tjera

Sot, më datë 12 shkurt 2025, në tregun valutor, euro blihet me 98.8 lekë dhe shitet me 99.5 lekë. Dollari amerikan blihet me 95.3 lekë...

Veliaj del nga Blloku i Sigurisë dhe dërgohet drejt GJKKO

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj do të paraqitet sot në orën 08:30 në GJKKO për verifikim të masës së sigurisë. Makina e shoqërimit sapo ka...

Noizy dhe Afërdita mbështetje publike për Veliajn: Të gjithë e dinë sa njerëz ke ndihmuar

Reperi i njohur Noizy i ka dhënë një mesazh mbështetjeje të drejtpërdrejtë kryebashkiakut Erion Veliaj pas zhvillimeve të fundit. "Stay strong champ, të gjithë e...

Lajme të tjera

Web TV