Teleskopët vëzhgojnë një valë radioje masive nga një objekt i ndritshëm në univers

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teleskopët në mbarë botën kanë vëzhguar një valë gjigande radioje që rrjedh nga një kuazar që daton në 1 miliard vitet e para të universit.

Kuazari është një lloj i rrallë galaktike jashtëzakonisht i ndritshëm me një vrimë të zezë tejet masive në qendër.

Sa dyfishi i shtrirjes së galaktikës tonë, Rruga e Qumështit, kjo valë radioje është më e madhja e zbuluar ndonjëherë kaq herët në historinë e universit, thanë astronomët të enjten.

Valë të tilla radioje nuk janë diçka e rrallë në hapësirën kozmike. Por kanë qenë të pakapshme në universin e largët të hershëm, deri më tani, për shkak të sfondit të errët të mikrovalëve të mbetura nga fenomeni i krijimit, që quhet Big Bang.

“Arsyeja pse mund të vëzhgohet nga Toka, edhe pse është kaq larg, është madhësia ekstreme e objektit”, tha përmes një deklarate Anniek Gloudemans me “NoirLab” pranë Fondacionit Kombëtar të Shkencës.

Observatorët në Evropë, Havai dhe Teksas kontribuuan në studimin e publikuar në “Astrophysical Journal Letters”. Vala e radios me dy tehe vlerësohet të ketë një shtrirje prej të paktën 200,000 vite dritë. Një vit dritë është rreth 9.3 trilion kilometra./k.k

Të fundit

Rehabilitimi i rrugës Kombinat-Ndroq-Plepa/ Balluku inspekton ecurinë e punimeve

TIRANË– Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka inspektuar ecurinë e punimeve për rehabilitimin e aksit...

Zgjedhjet/ KQZ finalizon fletën e votimit për shqiptarët jashtë vendit, çfarë ndryshon?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi sot se Komisioni Rregullator miratoi karakteristikat teknike të fletës së votimit për zgjedhësit me banim jashtë territorit të Republikës...

SPAK kërkoi informacion për gjendjen gjyqësore të Veliajt, reagon Drejtoria e Burgjeve

NJOFTIM PËR SHTYP Në përgjigje të interesimit të mediave, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bën me dije se, në përgjigje të kërkesës së Prokurorisë së...

Gjermania dhuron 345 mijë euro pajisje dhe automjete për Policinë e Shtetit

Policia Federale Gjermane dhe Zyra Federale Kriminale Gjermane (BKA), kanë dhuruar pajisje dhe automjete me vlerë rreth 345 000 euro për Policinë e Shtetit. Ky...

Deputeti Sinaj vijon betejën me Bledjon Nallbatin, rekurs kundër pushimit të çështjes

Deputeti i Partisë Socialiste Vullnet Sinaj ka vendosur ti shkoj deri në fund betejes me drejtësinë në lidhjë më sherrin me kolegun e tij...

Lajme të tjera

Web TV