Inceneratori i Tiranës, SPAK kërkon 4 vite burg për Lefter Kokën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

TIRANE- Prokuroria e Posaçme kërkoi sot që 8 ish zyrtarët e marrë të pandehur për dosjen e inceneratorit të Tiranës të shpallen fajtorë për akuzën e ‘shpërdorimit të detyrës’ dhe të dënohen në total me 26 vite burg. Mes të pandehurve është edhe ish ministri i Mjedisit Lefter Koka për të cilën SPAK kërkon dënimin me 4 vite burg.

Në seancën e sotme në GJKKO prokurori Dritan Prençi lexoi pretencën për 8 të pandehurit të cilët po gjykohen me gjykim të shkurtuar

Pretenca e SPAK
Për Lefter Kokën – Kërkohet 4 vite burg me gjykim të shkurtuar, dënimi ulet në 2.8 vite dhe 5 vite ndalim nga ushtrimi i funksioneve publike.
Për Bledar Karolin – Kërkohen 4 vite burg me gjykim të shkurtuar, dënimi ulet në 2.8 vite dhe 5 vite ndalim nga funksionet publike.
Për Fatjon Muratin kërkohen 4 vite burg, me gjykim të shkurtuar, dënimi ulet në 2.8 vite dhe 5 vite ndalim nga funksionet publike.
Për Taulant Tushen kërkohen 4 vite burg me gjykim të shkurtuar, dënimi ulet në 2.8 vite dhe 5 vite ndalim nga funksionet publike.
Për Namik Simixhiun kërkohen 4 vite burg me gjykim të shkurtuar, dënimi ulet në 2.8 vite
Për Valbona Ballgjinin kërkohen 2 vite burg, me gjykim të shkurtuar, i cili konvertohet në shërbim prove.
Për Sidita Koplikun kërkohen 2 vite burg, me gjykim të shkurtuar, i cili konvertohet në shërbim prove.
Për Jetmir Llapajn kërkohen 2 vite burg, me gjykim të shkurtuar, i cili konvertohet në shërbim prove.

Vendimi i GJKKO-së do të shpallet javën e ardhshme, ndërsa për 4 të pandehur që nuk kanë pranuar gjykim të shkurtuar por do të vijojnë gjykim të zakonshëm, gjyqi do të vijojë në gjykatën e Tiranës. Konkretisht gjyqi i veçuar është për Silena Tola, Etleva Kondi, Alba Thoma dhe Pëllumb Abeshi./k.k

Të fundit

Vetëkënaqësia apo diçka tjetër po e dëmton SPAK-un?

Nga ARTUR  AJAZI Shqipëria mbetet i vetmi vend në botë ndoshta, ku mbi95 per qind e masave të sigurisë të...

Kryesia e PD merr vendimin, zbardhet data kur do të mbahen Primaret

Në 1 mars, Partia Demokratike, do të zhvillojë primaret. Kryesia e PD-së, (mbledhur të martën), ka vendosur që kjo garë për përzgjedhjen e kandidatëve...

Nuk heshtim më përballë shkeljeve, republikë hetuesish Shqipëria ka pasur në të shkuarën

Nga Edi Rama  *Fjala e plotë e kryeministrit, njëherazi kryesocialisti, në mbledhjen e grupit të në dëgjesën e Grupit Parlamentar të PS me kërkesë të...

Rama tjetër reagim për Veliajn: Siç ka thënë Erioni, ‘ditët më të mira janë përpara’…

Sheshi “Nënë Tereza” do të kthehet në një oaz të gjelbër për qytetarët duke iu mundësuar atyre aksesin në një instilacion kushtuar më së...

Mevlani do futet në BBV?/ Kur dy njerëz ndahen, dashuria e fortë mbetet

Mevlan Shaba ishte i ftuar në emisionin “Ndryshe”, aty ku u përmend edhe raporti me Livian, e cila ndodhet brenda “Big Brother Vip Albania...

Lajme të tjera

Web TV