Diaspora socialistët në gjuetinë e 84 votave! Peleshi: Nuk do pranojë kushtin e Berishës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kushti i vendosur nga Partia Demokratike për të lejuar të votojnë në zgjedhjet e 11 majit edhe emigrantët shqiptarë me dokumente identifikimi të huaja nuk do të pranohet nga mazhoranca duke rrezikuar kështu miratimin e ndryshimeve në Kodin zgjedhor.

Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Niko Peleshi në një intervistë për Top Channel tha se kërkesa e Partisë Demokratike është e parealizueshme dhe pavarësisht negociatave ngërçi duket i pazgjidhshëm.

Por ndërsa drafti që mban vetëm firmat e PS parashikon 3 ndryshimet që lidhen me afatet e regjistrimit, mbulimin e kostos së postës nga buxheti i shtetit dhe kompozimin e komisionin e numërimit nga përfaqësues të  dy forcave kryesore politike kushti i ri i vendosur nga opozita sipas Peleshit është i qëllimshëm për bllokimin e draftit të dakordësuar.

Ndërsa në mbledhjen parlamentare të së enjtes pritet të ketë përsëri debate dhe diskutime mes palëve nëse opozita nuk tërhiqet nga kushti i saj dhe rrezikon miratimin e draftit me 3 pikat e dakordësuara , socialistët duket se kanë nisur tentativat që të plotësojnë votat e nevojshme me aktorët e tjerë politikë.

Nëse nuk arrihet të sigurohen 84 votat e nevojshme për miratimin e ndryshimeve në Kod, rrezikohet edhe pagesa në kthim për votën e emigrantëve nga buxheti i shtetit e po ashtu edhe afatet sidomos për emigrantët e SHBA, Kanadasë dhe Australisë./    S,M

Të fundit

“Urgjencat plot”, psikologia ngre alarmin: Rinia më e shënjestruara nga ankthi dhe ataku

Mëngjesin e kësaj të mërkure në studion e “Aldo Morning Show” në Tv Klan ishte e ftuar psikologia Arjana...

Vetëkënaqësia apo diçka tjetër po e dëmton SPAK-un?

Nga ARTUR  AJAZI Shqipëria mbetet i vetmi vend në botë ndoshta, ku mbi95 per qind e masave të sigurisë të kërkuara ngaprokuroritë dhe gjykatat, janë...

Kryesia e PD merr vendimin, zbardhet data kur do të mbahen Primaret

Në 1 mars, Partia Demokratike, do të zhvillojë primaret. Kryesia e PD-së, (mbledhur të martën), ka vendosur që kjo garë për përzgjedhjen e kandidatëve...

Nuk heshtim më përballë shkeljeve, republikë hetuesish Shqipëria ka pasur në të shkuarën

Nga Edi Rama  *Fjala e plotë e kryeministrit, njëherazi kryesocialisti, në mbledhjen e grupit të në dëgjesën e Grupit Parlamentar të PS me kërkesë të...

Rama tjetër reagim për Veliajn: Siç ka thënë Erioni, ‘ditët më të mira janë përpara’…

Sheshi “Nënë Tereza” do të kthehet në një oaz të gjelbër për qytetarët duke iu mundësuar atyre aksesin në një instilacion kushtuar më së...

Lajme të tjera

Web TV