Last Updated on 08/02/2025 by adminfjala
Fatmir Mediu, kreu i PR-së, një nga aleatët e PD-së, ishte i pari që u ngjit në podiumin e improvizuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa opozita proteston kundër Qeverisë Rama.
Mediu tha se në këtë protest nuk jemi për pushtetin, por për shtetin e shqiptarëve. “Republikanët amerikanë do na mbështesin për zgjedhjet e lira dhe të ndershme, për një drejtësi që nuk përdoret kundër opozitës, për një vend anëtar i NATO-s që nuk është i korruptuar apo ku trafikohet droga”, tha Mediu. Kreu republican i ka bërë thirrje çdo opozitari që të trokasë në derën e çdo shqiptari, për tu bashkuar të gjithë bashkë.
Ai tha se shqiptarët duhet të rrëzojnë murin e fëlliqur dhe të marrin në dorë fatet e tyre. “Duhet t’I kthejmë shqiptarëve besimin në Zot, që është vlera më e madhe, më e padiskutueshme”, tha ai. Mediu u shpreh se duhet t’i kthehemi familjes, nuk kemi Prind 1, 2, 3, 4.
“I kemi borxh pronarëve t’i kthejmë pronat e tyre. Shqiptarët kanë vetëm një rrugë: të bashkohemi si shqiptarë”, tha Mediu.
S,M