Protesta e opozitës/ Braçe: Të bllokosh rrugët, njësoj si t’a kapësh Tiranën për hunde

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

‘Tortura ndaj Tiranës vijon’, kështu është shprehur deputeti i PS Erion Braçe teksa ka komentuar protestën e opozitës pasditen e sotme (8 shkurt) para Kryeministrisë .

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shkruan se bllokimi i rrugëve është njësoj ‘si të kapësh Tiranën prej hunde’

‘Tortura ndaj Tiranës vijon! Të bllokosh një segment te bulevardit nga kthesa e Presidencës tek Ura e Madhe e Dajti prej orës 8.00 të mëngjesit, të bllokosh gjithë bulevardin nga Sheshi Nënë Tereza në Sheshin Skënderbej dhe pastaj te bllokosh kalimin në Unazë nga Rruga e Elbasanit e deri tek ura e Drejtorisë së policisë është t’a kapësh Tiranën për hunde, ti marrësh frymën dhe këtë t’a bësh për kaq pak njerëz që patjetër gëzojnë lirinë, të drejtën e privilegjin të kapin për fyti Tiranën për asgjë, kot, është e padrejtë’, shkruan ai.

Opozita protestoi sot (8 shkurt) për më shumë se 1 orë para kryeministrisë kundër qeverisë Rama. Në protestë mbajtën fjalime kryetari i PD-së, Sali Berisha, Fatmir Mediu, kreu i PR-së e Agron Duka kreu i PAA-së, po ashtu edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i cili iu drejtua protestës së opozitës me një mesazh zanor nga burgu duke shigjetuar drejtësinë e re dhe kreun e SPAK, Altin Dumani. Gjatë protestës, nga protestuesit u hodhën edhe kapsolla e tymuese drejt Kryeministrisë, ku si pasojë u lënduan edhe 3 policë. /   S,M

Të fundit

Zbulohen 176 bomba të Luftës së Dytë Botërore në një park fëmijësh

Një total prej 176 bombash të Luftës së Dytë Botërore janë zbuluar në parkun e lojërave Scotts Park, Wooler...

Digjet hoteli luksoz në Londër, rreth 125 zjarrfikës të angazhuar për shuarjen e zjarrit

Një zjarr i madh ka përfshirë një hotel luksoz në Londër, duke detyruar evakuimin e rreth 100 personave. Sipas autoriteteve, për të shuar flakët janë...

Protestuesit në Serbi shndërrojnë tragjedinë në lëvizje për ndryshim

Studentja e biologjisë Marija Petroviç thotë se, kur ajo dhe kolegët e saj, filluan të protestojnë kundër qeverisë së Serbisë pas rrëzimit të çatisë...

OBSH: Kanceri është shkaku kryesor i vdekjeve të lidhura me alkoolin në BE

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) publikoi sot gjetje të reja mbi mungesën alarmante të ndërgjegjësimit për lidhjen midis alkoolit dhe kancerit në Evropë dhe...

“Non grata e Berishës/ Zyrtarë të lartë në Uashington kanë kërkuar të verifikohen faktet!

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, i ftuar në emisionin Log. në News 24 foli për non gratën e kreut të PD Sali Berisha. Mediu...

Lajme të tjera

Web TV