Mbi 100 vëzhgues të BE-së në Kosovë, Loiseau: Të përkushtuar të monitorojmë zgjedhjet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shefja e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian (EOM), Nathalie Loiseau, anëtare e Parlamentit Evropian ka deklaruar se me 104 vëzhgues të BE-së në terren, janë duke monitoruar nga afër procesin zgjedhor.

Ajo ka theksuar se kanë për qëllim të vlerësojnë nëse qendrat e votimit u hapen me kohë, nëse materialet e nevojshme janë të pranishme dhe si po zhvillohet procesi zgjedhor.

Derisa ka bërë të ditur se një vlerësim i plotë do të jepet në një konferencë për media të martën.

“Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian është në terren në mbarë Kosovën. Vëzhguesit tanë e nisën punën herët në mëngjes për të siguruar një vlerësim të plotë të procesit zgjedhor. Aktualisht ndodhem në Prishtinë, dje isha në Prizren. Një ditë më parë isha në Mitrovicën e Veriut dhe sot do të udhëtoj në disa vende të tjera jashtë Prishtinës për të parë nga afër situatën. Qëllimi ynë është të vlerësojmë nëse qendrat e votimit u hapën në kohë, nëse të gjitha materialet e nevojshme janë të pranishme dhe si po zhvillohet procesi zgjedhor. Në këtë fazë, është ende herët për të nxjerrë përfundime. Një vlerësim i plotë do të jepet në konferencën tonë për shtyp ditën e martë”, tha ajo.

Ajo më tej ka theksuar se Bashkimi Evropian mbështet plotësisht demokracinë në Kosovë, raporton KP, transmeton Klankosova.tv.

“Me 104 vëzhgues të BE-së në terren, ne jemi të përkushtuar të monitorojmë nga afër procesin zgjedhor. Bashkimi Evropian mbështet plotësisht demokracinë në Kosovë dhe dëshiron të sigurohet që të gjithë votuesit të mund ta ushtrojnë të drejtën e tyre”, ka shtuar ajo.

Lexo edhe :  U ndërpre pasi avokatët kërkuan kohë të njihen me dosjen, rinis seanca për Veliajn

Ndryshe, për zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, edhe Prokurori i Shtetit ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të realizuar mbrojtjen e votës./k.k

Të fundit

Projekti i UEFA, finalja e Champions në SHBA nga viti 2028

Champions League përgatitet të ndryshojë sërish. Pas revolucionit me formatin e eventit, që në këtë edicion i mblodhi ekipet...

Shpërthejnë protestat në Belgjikë, mijëra njerëz kundër reformave të pensioneve

Dhjetëra mijëra belgë protestuan të enjten në shenjë proteste ndaj reformave të planifikuara të qeverisë së re të pensioneve, gjatë ditës së parë të...

“Central Park” mbulohet nga bora pas stuhisë në New York

“Central Park”, parku më i madh në New York dhe një ndër më të mëdhenjtë në botë, është mbuluar nga bora pasi stuhia kaploi...

KPA shkarkon nga detyra gjyqtarin e Gjirokastrës Arben Dosti

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Gjirokastrës, Arben Dosti. Vendimi për shkarkimin u shpall sot nga trupi gjykues i...

Luiza Gega mbështeti Veliajn para SPAK/Blushi: Ka shkelur ligjin për disiplinën ushtarake

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka komentuar prezencën e sportistes Luiza Gega e cila ditën e djeshme (12 shkurt) u bë pjesë...

Lajme të tjera

Web TV