Arrestimi i Veliajt/ Basha: Fundi i pandëshkueshmërisë është fundi i tranzicionit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar sot (10 Shkurt) për lajmin e arrestimit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Në një postim në Facebook, Basha shkruan se Bashkia e Tiranës, nën drejtimin e Veliajt dhe mbështetjen e Edi Ramës, është shndërruar në një vatër korrupsioni dhe lavatriçe të parave të pista, duke shërbyer interesave të një grupi të vogël, dhe jo qytetarëve.

Ai përshëndet veprimet e SPAK dhe i inkurajon institucionet e drejtësisë të veprojnë pa hezitim kundër korrupsionit që, sipas tij, dëmton familjet shqiptare.

Basha më tej thotë se “meqë numri i bashkëpunëtorëve të ngushtë të Edi Ramës, që popullojnë sot bangat e të akuzuarve vetëm rritet, për çdo shqiptar është e qartë, se kryeministri ose është i paaftë për t’u përballur dhe për të ndaluar korrupsionin, që vetëm ai nuk e ka parë në këto vite pranë tij, ose është bashkëpunëtor i të korruptuarve në vjedhjen e miliarda eurove”.

Reagimi i plotë i Bashës:

“Nën drejtimin e Erion Veliajt dhe me mbështetjen e Edi Ramës, Bashkia e Tiranës u kthye në një vatër korrupsioni dhe në lavatriçe të parave të pista, në shërbim të një grushti të vogël njerëzish, jo të qytetarëve. 

Përshëndes vendosmërinë e SPAK për t’i shkuar deri në fund aferave korruptive dhe inkurajoj institucionet e drejtësisë të veprojnë pa asnjë hezitim kundër korrupsionit në nivelet e larta, që shkatërron mirëqenien e familjeve shqiptare. 

E teksa numri i bashkëpunëtorëve të ngushtë të Edi Ramës, që popullojnë sot bangat e të akuzuarve vetëm rritet, për çdo shqiptar është e qartë, se kryeministri ose është i paaftë për t’u përballur dhe për të ndaluar korrupsionin, që vetëm ai nuk e ka parë në këto vite pranë tij, ose është bashkëpunëtor i të korruptuarve në vjedhjen e miliarda eurove. 

Në të dyja rastet ai duhet të largohet. Fundi i pandëshkueshmërisë është fundi i tranzicionit në Shqipëri!”.

Postimi i Lulzim Bashës në Facebook

Të fundit

Dorëheqje? Rama-komentuesit: Vetëm nëse më lë zemra apo më largon populli

“Jo mo, dorëheqjen ta harrosh ….që kur kam hyrë në politikë dhe për të më larguar nga politika ka...

Sali Berisha ofendon Yuri Kim: Bastarde, më e korruptuara që ka pasur historia

Kreu i PD, Sali Berisha në fjalën e tij në Parlament hodhi akuza të rënda ndaj ish-ambasadores së SHBA, Yuri Kim, duke e cilësuar...

“Dumani e ka pasur në tavolinë 21 janarin”/ Rama: Më parë ishte e pamundur ta zbardhte

Kryeministri Edi Rama thotë se sot drejtësia është e çliruar nga politika. Përmes një komunikimi me ndjekësit në rrjetet sociale, Rama u shpreh se Altin...

Ylli Manjani: Veliaj u arrestua pa prova

Juristi Ylli Manjani ka komentuar arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Manjani e ka cilësuar arrestimin e Veliajt si një veprim të papranueshëm, duke...

Arrestimi i Veliajt, Duma revoltohet me Berishën: Si nuk i thatë SPAK-ut një herë ‘Bravo’

Arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është diskutuar mbrëmjen e djeshme në “Top Story”. Në debat me të ftuarit, moderatorja ish deputete e PD,...

Lajme të tjera

Web TV