Kreditë me probleme në nivelin më të ulët historik, 348 milionë euro në sektorin bankar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

 Këstet e kredisë janë paguar në kohë gjatë vitit të kaluar. Shifrat e fundit të Bankës së Shqipërisë tregojnë se kreditë me probleme në fund të vitit 2024 kanë prekur nivelin më të ulët të dekadës së fundit, madje në raport me vitin 2014 janë ulur me 6 herë.

Në fund të dhjetorit kreditë me probleme ishin 4.1%, nga 4.7% që ishin në vitin 2023, apo nga mbi 24% që ishin në 2014-ën.

E përkthyer në vlerë, në bilancet e bankave janë 348 milionë euro kredi me probleme, nga 352 milionë euro që ishte vlera në fund të vitit 2023, ose 4 milionë euro më pak.

Banka Qendrore pati deklaruar se pozitive gjatë vitit 2024 ishte fakti që nuk u regjistruan kredi të reja me probleme, në raport me vitet e kaluara.

Madje në vitin e shkuar për shkak edhe të skandalit me mikrokreditë dhe frikës se mund të humbasin pasuritë e patundshme, edhe kredimarrësit problematik qofshin qytetarë apo biznese nisën të paguajnë huatë e marra.

Ndërsa bankat për të shmangur rritjen e kredive me probleme po tregohen më të kujdesshme në kredidhënie, duke shtrënguar kushtet sidomos për qytetarët, në mënyrë që të mos rrezikojnë për një tjetër rritje të kredive me probleme.

Kryesisht me qytetarët vjet bankat kanë pasur qasje më të kujdesshme sidomos për kredinë për blerje shtëpie, për shkak të fuqisë së tyre paguese në kushtet kur çmimet e pronave vetëm rriten. Ndërsa për këtë vit bankat thonë se do të lehtësojnë kushtet si për bizneset ashtu edhe për qytetarët.

“Në tremujorin e parë të vitit 2025, standardet e kreditimit priten të mbeten të pandryshuara në kreditë për biznesin e madh dhe në kreditë për mbulimin e nevojave për likuiditet. Në kreditë për biznesin e vogël e të mesëm, si dhe në kreditë për financimin e investimeve, standardet e kreditimit priten të lehtësohen. Standardet e kreditimit për individët priten të mbeten të lehtësuara edhe në tremujorin e parë të vitit 2025, si në kreditë për blerjen e banesave, ashtu edhe ato për financimin e konsumi”, thotë Banka e Shqipërisë.

VLERA E KREDIVE ME PROBLEME
Dhjetor 2014              1.3 mld euro
Dhjetor 2023              352 mln euro
Dhjetor 2024              348 mln euro
KREDITË ME PROBLEME
Dhjetor 2023        4.74%
Dhjetor 2024        4.17%
Rënia                   -0.57%
/e.t

Të fundit

‘Sot zgjedh të mbështes Lalin’/ Albana: Njeriu vlerësohet për punën dhe kontributin e tij

Moderatorja e njohur Albana Osmani ka shprehur mbështetjen për kryebashkiakun Erion Veliaj. Përmes një postimi të gjatë në rrjete sociale,...

Presidenti Trump nënshkruan dekretin për 25% tarifa ndaj importeve të çelikut dhe alumini

Presidenti Donald Trump vendosi të rrisë ndjeshëm tarifat ndaj importeve të çelikut dhe aluminit të hënën, duke anuluar përjashtimet dhe kuotat pa doganë për...

Minxhozi: Arrestimi i Veliajt, lajmi më i keq për mazhorancën

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u arrestua të hënën me urdhër të Prokurorisë së Posaçme për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të...

Procesi ndaj Veliajt, Rama: Një nënë me fëmijë 6 vjeç po mbahet në arrest shtëpie

Kryeministri Edi Rama ka vijuar kritikat ndaj prokurorit dhe gjyqtarit të çështjes se Erion Veliajt teksa u ndal edhe tek masa ndaj Ajola Xoxës. Pjesë...

Dorëheqje? Rama-komentuesit: Vetëm nëse më lë zemra apo më largon populli

Kryeministri Edi Rama iu përgjigjet komentuesve në rrjetet sociale, të cilët i kërkojnë dorëheqjen pas arrestimit të kryebahskiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Rama thotë...

Lajme të tjera

Web TV