Skenarët, çfarë ndodh me Bashkinë e Tiranës/ Afati i pritjes është tre muaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pak pasi hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit dolën nga Bashkia Tiranë duke marrë kryebashkiakun Erion Veliaj, kryeministri Edi Rama është njoftuar teksa ishte në një vizitë në Shkodër.

Kjo e ka detyruar kryeministrin të ndërpresë vizitën në qytetin verior dhe të kthehet me urgjencë në Tiranë.

Burime nga Partia Socialiste thanë për Top Channel se nuk pritet ndonjë vendim politik nga Rama, deri në daljen përpara gjykatës të Erion Veliajt në 48 orët në vazhdim, ku do të shqyrtohet masa e dhënë “arrest me burg”.

Por si do të vijojë qeverisja e kryeqytetit pas këtij zhvillimi?

Skenari i parë, Erion Veliaj ia delegon kompetencat e drejtimit një prej dy nënkryetarëve.

Skenari i dytë, këshilli bashkiak mblidhet dhe ia delegon drejtimin një prej dy nënkryetarëve.

Por, kjo situatë drejtimi me nënkryetar nuk vijon pafundësisht.

Neni 62 i ligjit për pushtetin lokal parashikon se kur një kryetar bashkie nuk paraqitet në detyrë për tre muaj, atëherë propozohet për shkarkim nga këshilli bashkiak. E më pas vendimi merret prej Këshillit të Ministrave./k.k

Të fundit

Kllouni që u bë mbret. Oto Vite “Mbret i Shqipërisë për 5 ditë”

Përgatiti: Leonard Veizi Viti 1913 ishte një vit i trazuar për Shqipërinë. Pas daljes nga harta e Perandorisë Osmane, vendi...

Evropa përgatitet për luftë, fabrikat e armëve zgjerohen me ritëm trefish më të shpejtë

Financial Times Fabrikat e armëve në Evropë po zgjerojnë kapacitetet e tyre me një ritëm trefish më të shpejtë sesa në kohë paqeje, duke shtrirë...

Situata me zjarret/ Një shtëpi e pasiguruar, një çmenduri!

Nga Ermal Mulosmani Situatat e fatkeqësisë natyrore, si kjo që po shohim këto ditë me zjarret në të gjithë Shqipërinë, janë ndoshta të paparandalueshme por,...

Cuca me nishana

Nga Edison Ypi Cuca me nishana, korr grurin deri në mbrëmje kur ka dalë hana, i ka flokët kaçurrela, thur triko ose çorapa me shtiza,...

Rekorde temperaturash thyhen ndërsa nxehtësia ekstreme përfshin pjesë të Evropës

Temperatura të paprecedenta po shkaktojnë vështirësi në jugperëndim të Francës, Kroaci, Itali dhe Spanjë, me shkatërrimin nga zjarret në Evropë që është rritur me...

Lajme të tjera

Web TV