“Sy m’Sy” lidhur me dje, sot e nesër”, flet për herë të parë Kryeministri Rama

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama pritet të reagojë lidhur me arrestimin e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në rubrikën e tij të “Sy më sy” në rrjetet sociale, që nis në orën 08:30.

Rama nuk ka reaguar dje ndërsa duke prezantuar rubrikën lajmëroi se do të flasë ‘lidhur me dje, sot e nesër”

Kryetari i Bashkisë së Tiranës u arrestua dje (10 shkurt 2025) me vendim të GJKKO-së pasi akuzohet për për veprat penale të “korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, në 9 raste si dhe “pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale. Në pranga përfundoi edhe Elman Abule, përfaqësues i RAMETAL (ish “METALFORM”), i cili bashkë me bashkëshorten konsiderohet mik i afërt i familjes Veliaj.

Ndërkohë është firmosur arrest shtëpie për bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxa dhe detyrim me paraqitje për 5 biznesmenë, Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha të cilët akuzohen nga SPAK për veprën penale korrupsion aktiv. Ata dyshohet se kanë marrë tendera të dyshimtë pranë Bashkisë së Tiranës.

Në një postim në Facebook, Veliaj tha mbrëmë se deri më tani ka respektuar linjën politike që mos të komentojë procese që janë në hetim nga drejtësia, por pas këtij arrestimi thotë se nuk mund të heshtë më.

Veliaj distancohet nga akuzat që janë ngritur ndaj tij, duke thënë se nuk ka “asnjë lidhje me idiotësitë e shkruara në paçavuren fatkeqësisht të sigluar edhe nga Altin Dumani.” Nga ana tjetër, Veliaj ka edhe një koment për prokurorin tjetër të dosjes, Ols Dadon, të cilin e akuzon se ka shantazhuar dëshmitarët/   S,M

Të fundit

Mjekja Pediatre Dr Gjeorgjina Kuli Lito:Virozat te fëmijët ja këshillat për prindërit

Doktoreshë Gjeorgjina Kuli, Shefe e Shërbimit të Pediatrisë dha disa këshilla praktike për fëmijët. Ajo tha se produktet natyrale, kanë...

Marta Kos takim me liderët e Ballkanit Perëndimor, i pranishëm edhe kryeministri Rama

Komisionerja e BE për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos ka zhvilluar nje takim me lideret e Ballkanit Perëndimor në Mynih, ku po...

Butrint Imeri nuk heq dorë nga vajzat e famshme, bën publike lidhjen me modelen

Këngëtari i njohur shqiptar, Butrint Imeri, është përfolur së fundmi për një lidhje të mundshme me modelen turke. Dyshja është kapur mat në një...

“Burri më kërcënoi me thikë”,flet gruaja nga Korça:Erdhi i pirë, më mbrojti djali i vogël

Një grua nga Korça ka rrëfyer momentet e frikës që përjetoi pasi u kërcënua me thikë nga bashkëshorti i saj 57-vjeçar. Sipas saj, burri i...

I dërguari amerikan: Evropa nuk do të jetë pjesë e bisedimeve të paqes Rusi-Ukrainë

Evropa do të konsultohet, por përfundimisht do të përjashtohet, nga bisedimet e planifikuara të paqes midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës, ka zbuluar i dërguari...

Lajme të tjera

Web TV