Last Updated on 21/10/2026 by EL
Përplasja mes Ben Blushi dhe sipërmarrësit Gjergj Luca ka marrë përmasa të reja në rrjetet sociale, duke u kthyer debatin për studentët në replika të nxehta mes tyre.
Gjithçka nisi pas komenteve dhe qëndrimeve të Blushit mbi protestat e fundit studentore. Pas reagimeve të para, Gjergj Luca i kërkoi publikisht “llogari” Ben Blushit, duke e pyetur se çfarë bëri ai vetë për arsimin dhe studentët në kohën kur shërbente si ministër.
Ben Blushit ka reguar sot përmes një statusi thumbues dhe të drejtpërdrejtë në Facebook ku shkruan:
“Sa herë shkruaj kuptoj se kam kundër 4 partitë më të mëdha shqiptare: socialistët, demokratët, islamikët dhe idiotët.”
Gjergj Luca i është kundërpërgjigjur menjëherë përmes një videoje të re të publikuar në faqen e tij, duke paralajmëruar një “përballje pa doreza”.
“Nga sot, heshtja ime merr fund! I shpall luftë diktaturës së mediokritetit, ku të paaftët hiqen si të ditur, të paturpshmit si të ndershëm dhe përgjegjësit e rrënimit të këtij vendi si shpëtimtarët e tij!” -shkruan Luca krah videos se tij.
/ET
