“Dumani e ka pasur në tavolinë 21 janarin”/ Rama: Më parë ishte e pamundur ta zbardhte

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama thotë se sot drejtësia është e çliruar nga politika.

Përmes një komunikimi me ndjekësit në rrjetet sociale, Rama u shpreh se Altin Dumani, drejtuesi i SPAK, e ka pasur në hetim çështjen e 21 janarit edhe kur ishte prokuror i zakonshëm, por e ka pasur të pamundur ta luftojë korrupsionin.

“Jep dorëheqjen. Për cilën arsye? Nuk dua ta diskutoj sot. Do merremi me shumë maturi. Gjysmën apo të gjithën, kjo është çështje që ka një zanafillë. Nëse i referohemi fakteve, dhe nëse shohim historikun e gjithë kësaj priudhe, e para, që nga 1912, nuk ka pasur deri kur reforma në drejtësi filloi, asnjë anëtar qeverie, të asnjë regjimi, të asnjë force, që të jetë gjykuar dhe dënuar, nga jnë drejtësi e pavarur. Si ndodhi kjo? Ra nga qielli kjo? Altin Dumani, për shembull, e ka pasur 21 janarin në tavolinë edhe më parë, kur ishte prokuror i zakonshëm. Ka pasur mundësi ta luftonte korrupsionin edhe atëherë. Sepse ka qenë e pamundur, drejtësia ka qenë e kapur. Sot, drejtësia, është çliruar nga kontrolli politik, e ka çliruar forca politika që unë drejtoj, luftë pa kompromis, majtas dhe djathas”, theksoi ai./kb

Të fundit

Dëbora mbulon Shkodrën, disa fshatra pa energji elektrike

Në qarkun e Shkodrës kanë nisur reshjet e dëborës. Edhe pse reshjet e dëborës kanë qenë të dendura, qarkullimi...

“Politikat e qeverisë kanë dështuar”, Meta: Shqipëria ka nevojë për ndryshim urgjent

Në një postim të tij në Facebook, ish-presidenti Ilir Meta ka shprehur kritikën e tij për modelin aktual të ekonomisë shqiptare, duke e konsideruar...

“Prisnim për tu bërë tre”, Rozana Radi përlot banoret me letrën dedikuar bashkëshortit

Në prag të Shën Valentinit, banorët i kanë dedikuar nga një letër personit të zemrës. Letra e Rozana Radi për bashkëshortin e saj, e ndjerë...

Letra e vitit 1704 që parashikon se kur do të përfundojë bota

Isaac Newton, një shkencëtar i famshëm i njohur për formulimin e ligjeve të lëvizjes dhe gravitetit, parashikoi se bota siç e njohim do të përfundojë...

Apple dhe Google rikthejnë TikTok, amerikanët mund ta shkarkojnë sërish aplikacionin

“Google Play” ka njoftuar se ka rikthyer TikTok në ‘dyqanin’ e tij të aplikacioneve në SHBA të enjten, pas premtimeve nga Presidenti Donald Trump...

Lajme të tjera

Web TV