‘Sot zgjedh të mbështes Lalin’/ Albana: Njeriu vlerësohet për punën dhe kontributin e tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Moderatorja e njohur Albana Osmani ka shprehur mbështetjen për kryebashkiakun Erion Veliaj.

Përmes një postimi të gjatë në rrjete sociale, Osmani shkruan se sot zgjedh të mbështesë Veliajn jo si një akt besnikërie personale, por si një deklaratë të parimeve: deri në momentin që drejtësia flet, njeriu vlerësohet për punën dhe kontributin e tij, jo për perceptimet apo klimën politike të çastit Në një demokraci funksionale, gjyqi moral nuk mund të jetë më i shpejtë se ai ligjor.

Albana Osmani shkruan se sot ajo zgjedh të qëndrojë me Lalin e besimin e saj në një shoqëri që kërkon të vërtetën mbi pasionin e momentit. jo si akt sfide, por si një dëshmi e besimit tim në një shoqëri që kërkon të vërtetën mbi pasionin e momentit.

Postimi i plotë:

Si një qytetare e ndërgjegjshme dhe e paanshme politikisht, e cila nuk ka ndërtuar kurrë karrierën mbi interesat e politikës, qëndrimi im sot nuk buron nga përfitimi apo aleanca, por nga një parim thelbësor: drejtësia dhe integriteti nuk duhet të maten me impulsin e turmave, por me faktet dhe të vërtetën.
Në këtë moment kritik, kur debati publik është mbushur me emocione të ndezura, pyetjae vërtetë nuk është thjesht mbi personin apo akuzën, por mbi mënyrën se si ne, si shoqëri, qasemi këtyre sfidave.

A po kërkojmë vërtet drejtësi apo po shijojmë një spektakël të rrëzimit të një figure publike?
Unë nuk i përkas asnjë force politike, nuk kam kërkuar e as përfituar ndonjë favor. Sot zgjedh të mbështes Lalin jo si një akt besnikërie personale, por si një deklaratë të parimeve: deri në momentin që drejtësia flet, njeriu vlerësohet për punën dhe kontributin e tij, jo për perceptimet apo klimën politike të çastit.

Lexo edhe :  BE nis programin mbështetës prej 7.2 milionë eurosh për integrimin e Shqipërisë

Në një demokraci funksionale, gjyqi moral nuk mund të jetë më i shpejtë se ai ligjor. Nëse ka gabuar atëherë do të përgjigjet. Por deri atëherë, ndershmëria intelektuale na detyron të pranojmë se asnjë njeri nuk mund të shpallet fajtor pa një proces të drejtë.

Dhe për këtë arsye, sot unë zgjedh të qëndroj me Lalin e besimit tim në një shoqëri që kërkon të vërtetën mbi pasionin e momentit. jo si akt sfide, por si një dëshmi e besimit tim në një shoqëri që kërkon të vërtetën mbi pasionin e momentit./    S,M

Të fundit

Mjekja Pediatre Dr Gjeorgjina Kuli Lito:Virozat te fëmijët ja këshillat për prindërit

Doktoreshë Gjeorgjina Kuli, Shefe e Shërbimit të Pediatrisë dha disa këshilla praktike për fëmijët. Ajo tha se produktet natyrale, kanë...

Marta Kos takim me liderët e Ballkanit Perëndimor, i pranishëm edhe kryeministri Rama

Komisionerja e BE për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos ka zhvilluar nje takim me lideret e Ballkanit Perëndimor në Mynih, ku po...

Butrint Imeri nuk heq dorë nga vajzat e famshme, bën publike lidhjen me modelen

Këngëtari i njohur shqiptar, Butrint Imeri, është përfolur së fundmi për një lidhje të mundshme me modelen turke. Dyshja është kapur mat në një...

“Burri më kërcënoi me thikë”,flet gruaja nga Korça:Erdhi i pirë, më mbrojti djali i vogël

Një grua nga Korça ka rrëfyer momentet e frikës që përjetoi pasi u kërcënua me thikë nga bashkëshorti i saj 57-vjeçar. Sipas saj, burri i...

I dërguari amerikan: Evropa nuk do të jetë pjesë e bisedimeve të paqes Rusi-Ukrainë

Evropa do të konsultohet, por përfundimisht do të përjashtohet, nga bisedimet e planifikuara të paqes midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës, ka zbuluar i dërguari...

Lajme të tjera

Web TV