The Telegraf: Ëndrra e Trump po zbatohet në Sazan! Aeroporti i Vlorës pritet t’i shërbejë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ëndrra e Presidentit Trump për pasuritë e paluajtshme në Rivierën e Gazës është tashmë në zhvillim e sipër në Shqipëri. Kështu e nis shkrimin e saj gazeta britanike “The Telegraf” ku thotë se plani i presidentit amerikan për Lindjen e Mesme, po zbatohet në një fare mënyre nga dhëndëri i tij në Sazan.

Për të bazuar këtë argument, gazetari Nik Skujaes risolli si argument deklaratën e Jared Kushner në një audiencë në Universitetin e Harvardit Shkurtin e kaluar ku tha se Gaza posedonte pronë “shumë të vlefshme” buzë detit që mund të shndërrohej në qendër për turizmin.

Por sipas tij, teksa këto plane në Lindjen e Mesme duken të pamundura për t’u zbatuar, disa qindra milje në veri të brezit të shkatërruar nga lufta, Kushner i është dhënë miratimi paraprak për të ndërtuar një kompleks të madh turistik në ishullin e Sazanit.

Gazeta shkruan se projekti prej 1.4 miliardë eurosh do të mbulojë edhe zonën e Zvernecit me hotele futuristike, vila, pishina dhe bankina jahtesh

Muajin e kaluar qeveria shqiptare i dha dritën jeshile zhvillimit në ishullin e Sazanit, i cili për dekada ka qenë një zonë ushtarake e izoluar.

Qeveria shqiptare miratoi projektin e Kushner duke e cilësuar një “investim strategjik”. Si pjesë e strategjisë theksohet në “The telegraf”, një aeroport ndërkombëtar po ndërtohet në vendin e një ish piste ajrore ushtarake në veri të Vlorës, qe pritet të trajtojë deri në 750 mije pasagjerë në vit.

Por, për Kushner, ky aeroport është një ëndërr, pasi turistet do të mund të fluturojnë direkt nga Amerika pasi do të jetë një aeroport për fluturime ndërkontinentale që do nxisë edhe më shumë turizmin.

Banorët e Zvernecit janë entuziaste për projektin pasi shpresojnë që të shesin tokat e tyre të papërdorura dhe se ky investim do te rrisë zhvillimin e zonës dhe të shtojë punësimin.

Lexo edhe :  Kurti dhe Osmani kryejnë homazhe tek varri i ish-presidentit Rugova

Po ashtu edhe Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës shpreson se ky investim do të sjellin punë dhe rritje e vlerës se pronave pasi do qe projekti të kthehet në një destinacion kryesor turistik diçka unike, por edhe i qëndrueshëm./     S,M

Të fundit

Ja cila është ora kur njerëzit gënjejnë më shumë

Të gjithëve na ka ndodhur: mbërrijmë në zyrë në orën 9 të mëngjesit, gati për të filluar ditën me...

Gabimet gjatë karikimit po ju shkatërrojnë baterinë e celularit, si t’i shmangni

Kohët moderne na kanë sjellë disa probleme që ndoshta as vetë nuk i mendonim. Për shembull, bateria e celularëve. Do thoni ju çfarë problemi...

Krijohet ”Super Diamanti”/ Shkencëtarët: Është 40 % më i fortë se ai natyral

Një grup shkencëtarësh nga dy universitete në Kinë kanë krijuar në laborator një 'super diamant' ultra të fortë dhe me cilësi të lartë, që...

Disa ushtrimet të trurit që ju bëjnë më të zgjuar

Truri duhet të mbahet gjithmonë në punë që të funksionojë në mënyrë të përkryer. Vetëm disa ushtrime janë të mjaftueshme për të marrë një...

Çfarë po ndodh në PD? Demokratët “braktisin” primaret

Një tjetër demokrat lë garën e Primarëve për kandidatët për deputetë, që do të nisë më 1 mars. Pas Helidon Bushatit, edhe anëtari i...

Lajme të tjera

Web TV