Shehi akuza PS-PD: Po përçani emigrantët, ndaleni fushatën në Diasporë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i LZHK, deputeti Dashamir Shehi, u ka bërë thirrje partive politike që të ndalin fushatën që po zhvillojnë në diasporë, për votën e emigrantëve. Nga foltorja e Kuvendit, Shehi tha se kjo fushatë veçse është shumë e kushtueshme, po i përçan emigrantët shqiptarë dhe po përcjell tek ata frymën e politikës shqiptare.

“Tani ne po nisemi cep e më cep botës për të kërkuar një grusht votash, duke çuar atje mentalitetin tonë. Edhe po bëjmë një gabim të madh, sepse ata zotërinjtë që ishin vëllezër dhe ndihmonin njëri tjetrin në atë komunitetin e vet, në datën 12 nuk do i mjaftojë më një kafe, por do të jenë 2 kafe. Sepse njëra do të jetë blu dhe tjetra e kuqe. Ne kërkojmë që me votën e diasporës të zgjerojmë dimensionin e lirisë dhe demokracisë që na mungon këtu, ndërsa ju po doni të bëni një zgjatim të realitetit të trishtueshëm shqiptar. Le që po harxhoni para kot njëherë. Se po t’i kishit harxhuar këtu do u binte më e lirë vota, sepse tani u bë më e shtrenjtë. Prandaj unë ju sugjeroj që kjo fushatë të ndalet. Ligjit për emigracionin mjafton t’u shtohet ajo që ata nuk do të paguajnë gjë si herën e parë dhe është shumë ok”.

Sipas Shehit, ky ligj u bë për të zgjeruar hapësirën e lirisë dhe demokracisë që i mungonte vendit tonë dhe jo për të zgjatur realitetin e trishtë shqiptar.

“Unë jam ai që kam nxitur për ligjin për votën e diasporës dhe jam shumë i lumtur që po vjen dita të votojnë vëllezërit, motrat, nipërit, mbesat që kemi nëpër botë. Mirëpo kjo fushatë që keni filluar nga të dyja palët, me mitingje jashtë, nuk po bëni gjë tjetër veçse po transferoni këtë klimën e keqe politike atje. Ligji u bë që këta njerëz të votojnë të lirë, sepse nuk janë nën presionin e administratës, nuk janë nën dhunën e qeverisë e të krimit, nuk është biznesi i tyre në dhunën e inspektorëve, etj. Dhe në fund fare jetojnë një realitet më liberal dhe më demokratik se ai i Shqipërisë”./e.t

Të fundit

Avokado jeshile apo të zeza? Ja cila rekomandohet më shumë

Avokado përshkruhet si ushqimi perfekt, por varietetet e tij shkojnë përtej atyre kokrrave plot vlera që gjejmë në treg. Shpesh...

“Më kujtohet hera e parë që hyra në Bashkinë e Tiranës”:Korridori i zhytur në tym duhani

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij në ceremoninë e 105-vjetorit të shpalljes së Tiranës si kryeqytet. Rama duke folur edhe për arrestimin e...

Ka nisur numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në disa komuna në Kosovë

Numërimi i votave të kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit ka nisur me një ditë vonesë të...

Një tjetër sulmues shqiptar në Spanjë, talenti i ri firmos me klubin e Real Sociedad

Një tjetër talent shqiptar mund të bëjë emër në futbollin spanjoll në të ardhmen. Djaloshi Dion Mehmeti, sapo ka firmosur kontratë me klubin e...

Keni marramendje kur ngriheni në këmbë? Ja çfarë e shkakton dhe kur duhet të shqetësoheni

Keni marramendje kur ngriheni papritmas. Edhe pse kjo gjendje është shumë e zakonshme dhe kryesisht e padëmshme, në disa situata do të ishte mirë...

Lajme të tjera

Web TV