Seanca për Veliajn, dy prokurorët saktësojnë se nuk rezulton i dënuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj do të njihet sot me masën e sigurisë, i arrestuar me urdhër të SPAK. Seanca nisi në 09:00, po u shty për në 13:00 pasi avokatët kërkuan të njihen me aktet hetimore.

Ndërkohë, burime bëjnë me dije se në nisje të seancës dy prokurorët e çështjes, Olsi Dado dhe Altin Dumani kanë saktësuar se Veliaj nuk është person i dënuar.

Kjo vjen, pasi në dosje, SPAK e prezantonte Veliajn si person të dënuar, por mësohet se dokumenti i gjendjes gjyqësore të datës 11 shkurt 2025, thuhet se Veliaj nuk rezulton i dënuar.

Ky saktësim është bërë edhe në seancë nga dy prokurorët, të cilët kanë thënë se ka qenë një gabim i regjistrit elektronik./    S,M

Të fundit

U bë nënë për herë të dytë!Fatma Haxhialiu zbulon emrin e të birit dhe kuptimin e veçantë

Moderatorja e njohur Fatma Haxhialiu, e cila u bë nënë për herë të dytë disa ditë më parë, zbuloi...

“Nesti Angoni” nuk është ai që na gënjyen kaq kohë

Mero Baze Sot kam siguruar dokumentin më të famshëm në Shqipëri, që ka bërë kurioz gjithë shoqërinë shqiptare: denoncimin e Nesti Angonit, i cili heq...

“Ardhja e Trump ishte moment “shoku”, Macron: Europa të forcojë “muskujt” përballë SHBA

Presidenti francez, Emmanuel Macron e ka përshkruar kthimin e Donald Trump në pushtet si një moment "shoku" që duhet të detyrojë Evropën të sigurojë...

Analiza e VOA: Protestuesit në Serbi shndërrojnë tragjedinë në lëvizje për ndryshim

Studentja e biologjisë Marija Petroviç thotë se, kur ajo dhe kolegët e saj, filluan të protestojnë kundër qeverisë së Serbisë pas rrëzimit të çatisë...

Ardhja e Chris LaCivita/ Tabaku zbulon strategjinë që ka për ta çuar PD-në drejt fitores

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, e ftuar në studion e News 24 foli edhe për ardhjen e Chris LaCivita në Tiranë. Tabaku u shpreh...

Lajme të tjera

Web TV