Prindërit e nxënësve të shkollave “Eftali Koci” dhe “Kushtrimi i Lirisë” kanë shprehur shqetësim të thellë për rrezikun e përhapjes së meningitit bakterial.
Gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton se ata kërkojnë urgjentisht që shkollat të dezinfektohen për të parandaluar infektimin dhe kanë vendosur të mos dërgojnë më fëmijët në shkollë, derisa të ndërmerren masat e duhura të sigurisë.
Gjithashtu, prindërit kanë shpjeguar se vaksinat e nevojshme për parandalimin e sëmundjes janë të shtrenjta dhe të paarsyeshme për t’u blerë në spitalet private, duke kërkuar që autoritetet shtetërore të ndërhyjnë për të ofruar mbështetje të mjaftueshme./ S,M