Arsyet pse duhet të konsumoni lulelakrën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dietologët dhe ekspertët e shëndetit e kanë cilësuar gjithmonë lulelakrën si nga produktet bimore më të mira. E pasur me vitaminë C dhe thuajse zero gramë yndyra apo sheqer, brokoli vjen me një sërë përfitimesh shëndetësore, nga mbrojtja nga kanceri deri tek përmirësimi i shëndetit mendor.

Ndihmon për rënien në peshë
Një studim i vitit 2015 nga Shkolla e Shëndetit Publik T.H. Chan në Universitetin e Harvardit ka zbuluar se konsumi i lulelakrës ndihmon në rënien në peshë. Frutat dhe perimet në përgjithësi ndihmojnë për t’u dobësuar, megjithatë njerëzit që konsumojnë fruta dhe perime pa niseshte, si lulelaker, thjerrëza apo mollë, mund të heqin më shpejt kilet e tepërta. Shkencëtarët thonë se kjo ndodh sepse ushqimet pa niseshte kanë përmbajtje më të ulët të glicemikës, që rrit nivelet e sheqerit në gjak.

Ul rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve degjenerative të trurit
Një studim i vitit 2011, i botuar tek revista “Frontiers in Aging Neuroscience”, tregon se ushqimet e pasura me vitaminë E, si lulelakra, ndihmojnë për të ulur rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve neurodegjeneratve, si alzheimeri ose parkinsoni.

Zhbllokon arteriet
Konsumimi i lulelakrës mund të mbrojë pjesën e brendshme të arterieve. Hulumtuesit shkencorë kanë zbuluar se një proteinë është pasive tek disa pjesë të arterive, duke i cenuar nga sëmundje të ndryshme.

Pas disa eksperimenteve që kryen tek minjtë, shkencëtarët zbuluan se një përbërës kimik i quajtur ‘sulforafane’, që gjendet në mënyrë natyrale tek perime si lulelakra, mund të stimulojnë këtë proteinë dhe sigurojnë mbrojtje tek arteriet. Duke konsumuar lulelakër, ju pastroni njëkohësisht arteriet dhe ulni rrezikun për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës dhe goditjes në tru.

Ul rrezikun e zhvillimit të kancerit
Një studim i vitit 2007 ka zbuluar se një dietë e pasur në lulelakër dhe brokoli mund të ulë në mënyrë drastike gjasat për zhvillimin e kancerit të prostatës tek meshkujt.Ekspertët tek Instituti Kombëtar Amerikan i Kancerit në Maryland monitoruan 29 mijë meshkuj për një periudhë 4-vjeçare, ku vëzhguan mënyrën e ushqyerjes dhe i kontrolluan rregullisht për shenja të kancerit të prostatës.

Lexo edhe :  Ja cila është ora kur njerëzit gënjejnë më shumë

Në fund të studimit ata zbuluan se meshkujt që konsumonin lulelakër dy herë në javë ulën rrezikun e zhvillimit të kancerit të prostatës me 52%. Studimi zbuloi gjithashtu se frutat dhe perimet e tjera nuk kanë të njëjtin efekt si lulelakra.

Mbron shëndetin mendor
Lulelakra është e pasur në një lëndë ushqyese e quajtur “kholine”, që është shumë e rëndësishme për zhvillimin mendor duke qenë se ndihmon për mbrojtjen e membranave qelizore. Një studim i vitit 2014, i publikuar tek revista ‘Neurophysiology’, zbuloi se prezenca e kësaj lënde ushqyese ndikon në zhvillimin mendor dhe njohës gjatë periudhës së shtatzënisë./     S,M

Të fundit

Ja cila është ora kur njerëzit gënjejnë më shumë

Të gjithëve na ka ndodhur: mbërrijmë në zyrë në orën 9 të mëngjesit, gati për të filluar ditën me...

Gabimet gjatë karikimit po ju shkatërrojnë baterinë e celularit, si t’i shmangni

Kohët moderne na kanë sjellë disa probleme që ndoshta as vetë nuk i mendonim. Për shembull, bateria e celularëve. Do thoni ju çfarë problemi...

Krijohet ”Super Diamanti”/ Shkencëtarët: Është 40 % më i fortë se ai natyral

Një grup shkencëtarësh nga dy universitete në Kinë kanë krijuar në laborator një 'super diamant' ultra të fortë dhe me cilësi të lartë, që...

Disa ushtrimet të trurit që ju bëjnë më të zgjuar

Truri duhet të mbahet gjithmonë në punë që të funksionojë në mënyrë të përkryer. Vetëm disa ushtrime janë të mjaftueshme për të marrë një...

Çfarë po ndodh në PD? Demokratët “braktisin” primaret

Një tjetër demokrat lë garën e Primarëve për kandidatët për deputetë, që do të nisë më 1 mars. Pas Helidon Bushatit, edhe anëtari i...

Lajme të tjera

Web TV