BSH shpjegon qëndrimin e saj: Ekonomia po ecën mirë, normën e interesit nuk e ndryshuam

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekonomia shqiptare, sipas Bankës së Shqipërisë po performon mirë dhe drejtori i politikës monetare Erald Themeli thotë se për këtë arsye norma bazë e interesit për lekun u mbajt e pandryshuar në nivelin e 2.75%.

“Qëndrimi aktual i politikës monetare prej 2.75% është i përshtatshëm që do të thotë që ne nuk menduam që kishim nevojë të reagonim as në kahun rritjes dhe as në kahun rënës me normën bazë të interesit. Megjithatë ka dhe një faktor tjetër, fakti është që qëndrimi i politikës monetare vazhdon të mbetet stimulues për ekonominë shqiptare. Këtë e shohim në nivelin e ekspansionit të kredisë në ekonomi e cila ka pasur një trend rritës gjatë 2024 dhe gjithashtu e shohim edhe në nivele të bollshme të likuiditetit të ekonomisë shqiptare dhe në nivelet e ulëta të normave të interesit qofte në terma të depozitave të normës, qoftë të kredive apo letrave me vlerë. Pra për momentin u gjykua e përshtatshme dhe e arsyeshme që qëndrimi i politikës monetare të mbetet ai që është”, tha ai.

Edhe pse inflacioni raportohet në rënie, Banka Qendrore e vlerëson politikën monetare të duhur.

“Mendoj që kemi ndjekur një politikë monetare të kujdesshme te arsyeshme e cila ka rezultuar e suksesshme pra reagimi në kohë në masën e duhur gjatë vitit 2022-2023 në drejtim të rritjes së normës bazë të interesit me ritme të kushtëzuara qoftë nga ecuria e presioneve inflacioniste, por edhe nga trendi forcues i kursit të këmbimit ishte mëse e mjaftueshme për të vënë nën kontroll valën inflacioniste nga tregu i huaj”,u shpreh Themeli.

Banka e Shqipërisë vlerëson se ecuria ekonomike parashikohet të jetë optimiste dhe se inflacioni prej 3% do të kthehet në objektiv brenda 2025./kb

Lexo edhe :  Pas kurimit, rrëfehet Parashqevi Simaku: Ushtrohesha çdo ditë, pija ujë e jo raki…

Të fundit

“Protestë ndaj qeverisë”, veteranët e UÇK do të bojkotojnë festën e pavarësisë

Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka vendosur që të mos marrë pjesë në festimin e...

A po e cënon AI qëndrueshmërinë mjedisore? Ekspertët japin alarmin

Inteligjenca artificiale është në ballë të shumë prej novacioneve të reja në botë. Një nga ndryshimet më madhore në shoqëri që nga revolucioni industrial. Pothuajse...

Prona me certifikatë i mbahet peng, i moshuari në Shkodër kërkon drejtësi

EMISIONI VETTING Ahmet Bilali, 76 vjeç, ka jetuar gjithë jetën në Shkodër. Pas shumë vitesh përpjekjesh dhe betejash ligjore, ku është gjykuar me dokumente të...

OKB: Katastrofa humanitare vazhdon në Gaza pavarësisht armëpushimit

OKB thotë se katastrofa humanitare në Gaza vazhdon pavarësisht armëpushimit mes Hamasit dhe Izraelit. Kreu i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shërbimet Mbështetëse të...

Robert Kenedy Jr. konfirmohet nga Senati për Sekretar të Shëndetësisë

Senati amerikan miratoi të enjten kandidaturën e Robert F. Kennedy Jr. një kritik i vaksinave për postin e Sekretarit të Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore. Ai mori...

Lajme të tjera

Web TV