Paratë e lobimit, ende mister/ Berisha tregon formën por jo shifrën: Janë të kristalta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është pyetur nga gazetaret nëse do ta publikojë kontratën LaCivita dhe përgjigja e tij ka qenë po.

Ai ka treguar formën se si do të jenë paratë e kristalta, por jo shifrën e tyre.

” Absolutisht po, dhe po të garantoj se e tëra do të kalojë, do të jetë para me origjinë të kristaltë me transfertë bankare siç kërkon ligji dhe rregulli, pa asnjë dyshim.

Kujtojmë që LaCivita nuk punon falas. Donald Trump e pagoi plot 22 milionë dollarë për fushatën e fundit. Por në Shqipëri, as Berisha e as PD nuk sqarojnë sesa kushton fatura e tij.

Gjithashtu nuk thonë se çfarë roli do të ketë Paul Manafort në fushatën e Partisë Demokratike.

Manafort, pas triumfit të parë të Trump, u dënua me 4 vite burg, për mashtrim fiskal dhe bankar. Gjykata Amerikane provoi se paratë që mblodhi nga një lobim në Ukrainë, i kishte fshehur.

FBI pati dyshime se Manafort ndau të dhëna të sondazheve për Trump në 2016, me një biznesmen të lidhur me inteligjencën ruse, çfarë çoi në një hetim për ndërhyrjet e Rusisë në fushatën amerikane. Hetimi nuk gjeti lidhje të Trump me rusët, por manafort vetë u fal nga presidenti amerikan, për t’i shpëtuar hetimit të mëtejshëm.

Mesa duket, Manafort ka gjetur terrenin e ri, Shqipërinë, ku lobimet e huaja, të paregjistruara dhe paratë në të zezë mbeten ende problem i financimit të partive politike.” /e.t

Të fundit

Incidenti me makinë në Mynih, humb jetën nëna dhe vajza e saj

Një vajzë 2-vjeçare dhe nëna e saj 37-vjeçare, të cilët u plagosën rëndë në sulmin e së enjtes në...

Sarandë, humbet kontrollin dhe del nga rruga benzi, arrestohet drejtuesi

Një 42 vjeçar është arrestuar nga shërbimet e Qarkullimit  Rrugor  në Sarandë. Gjergj Gjergji Shkokota duke udhëtuar me mjetin e tij tip benz, me...

Të shtëna me armë në Milano, një viktimë dhe një i plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Milano, ku si pasojë e të shtënave me armë ka mbetur i vrarë një...

Google heq dorë nga zotimi kundër armëve me inteligjencë artificiale

Kompania e teknologjisë Google kohët e fundit ka hequr dorë nga politika e saj e deritanishme kundër prodhimit të armëve me inteligjencë artificiale. Korrespondenti...

Autoritetet maqedonase arrestojnë një shtetas nga Kosova, me kërkesë të Serbisë

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar të shtunën në mbrëmje se e ka arrestuar një shtetas nga Kosova, në...

Lajme të tjera

Web TV