Banka Botërore miraton huanë 120 mln USD për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria duhet të përgatitet për anëtarësimin në BE, dhe zhvillimi ekonomik, menaxhimi fiskal dhe rritja e të ardhurave duhet të jenë të qëndrueshme dhe të sigurta. Për këto objektiva Shqipëria do të ketë edhe mbështetjen e Bankës Botërore, e cila ka miratuar një hua të re 120 milionë dollarë, që ndihmon vendin të përmirësojë qëndrueshmërinë fiskale dhe atë mjedisore.

Në njoftimin e Bankës Botërore thuhet se kjo linjë e re financimi do të mbështesë Shqipërinë në tri fusha kryesore reformash.

Së pari do të jetë në fokus forcimi i hapësirave fiskale, kjo për shkak të përjashtimeve të shumta tatimore që vendi ka për sektorë të ndryshëm. Për këtë arsye do të punohet për përmirësimin e administrimit të taksave si dhe raportimit të ndërmarrjeve shtetërore mbi rreziqet e mundshme sociale dhe mjedisore.

Fusha e dytë ka të bëjë me energjinë, ku mbështetja do të përqendrohet tek nxitja e burimeve të rinovueshme dhe rritjen e efiçencës së energjisë.

Dhe së treti është mbrojtja e mjedisit dhe ulja e emetimeve të karbonit.

“Paketa e reformave që mbështesim përmes këtij programi synon të forcojë perspektivat e zhvillimit të Shqipërisë. Ky financim do ta ndihmojë vendin të adresojë sfidat kryesore në sektorin e energjisë si dhe të rrisë aftësinë e qeverisë për të menaxhuar rreziqet fiskale dhe për të mbështetur më mirë shtresat në nevojë të popullsisë”, tha Richard Record, Menaxheri në detyrë i Bankës Botërore për Shqipërinë.

Banka Botërore vlerëson se ekonomia e Shqipërisë po rritet, borxhi publik është në rënie ndërsa politika monetare mbetet e qëndrueshme./E.T

Të fundit

Shpërthimi spektakolar i llavës në Siçili krijon fluks turistësh

Një javë me spërkatje spektakolare të llavës në malin Etna të Sicilisë, të mbuluar me borë, një nga vullkanet...

Filxhani i kafesë do të rritet me10-30 lekë në pranverë prej çmimeve të larta të importit

Shqipëria shumë shpejt pritet të dorëzohet para çmimeve ende të pranueshme të kafesë në bare, pasi importet e këtij produkti po bëhen gjithnjë e...

Kronikë e politikave të shpallura të Trump

Veton Surroi Ndoshta mënyra më e mirë për të kuptuar ndryshimet e mëdha gjeopolitike që po ndodhin edhe para se presidenca Trump 2.0 të mbushë...

Hetimi për Veliajn/ Biznesmeni Gentian Sula paraqitet në SPAK

Biznesmeni Gentian Sula është paraqitur ditën e sotme në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë. GJKKO ka caktuar masa detyrim paraqitjeje për pesë biznesmenët Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol...

Analiza/ Si ushtrojnë presion mbi Evropën bisedimet e Riadit

Evropianët, pjesa evropiane e NATO-s, duhet të rrisin ritmin po të mos duan të mbeten plotësisht pas. Nuk ka kaluar as një javë që kur...

Lajme të tjera

Web TV