Juve-Inter gjykohet nga Mariani, me të ka pasur vetëm barazime

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Do të jetë Mauricio Mariani arbitri i “Derbit të Italisë” mes Juventusit dhe Interit, programuar më 16 shkurt në Torino.

Për gjyqtarin pritet të jetë një provë e madhe duke marrë parasysh rëndësinë e ndeshjes, por edhe kritikat e shumta që gjyqtarët kanë marrë kohët e fundit në Serinë A. Megjithatë, nuk do të jetë një debutim në “Derbin e Italisë” për Marianin duke qenë se e ka arbitruar këtë ndeshje edhe në 2 raste të tjera.

 

 

Në të dyja sfidat skuadrat e kanë mbyllur në paqe, fillimisht më 9 shkurt 2021 në Kupën e Italisë me rezultatin 0-0 e më pas më 24 tetor në kampionat, një derbi i mbyllur në shifrat 1-1.

Gjyqtari do të ndihmohet nga anësorët Xhalatini dhe Kolarosi, ndërsa arbitër i katërt do të jetë Zuferli. Në sistemin VAR sakaq do të jetë Mazoleni, ndërsa AVAR, Di Belo./k.k

Të fundit

17-vjetori i pavarësisë së Kosovës/ Zbardhet letra që Rama i dërgoi Kurtit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar një letër urim nga kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama për 17-vjetorin...

SpaceX zbarkon për herë të parë raketën jashtë Bahamas

Një tjetër mision për vendosjen e satelitëve të rrjetit Starlink në orbitën e ulët të Tokës u krye sot nga kompania e Elon Musk,...

Foto/ Paris Hilton feston ditëlindjen në avionin privat me fëmijët e saj

Paris Hilton festoi 44 vjetorin e ditëlindjes me avionin e saj privat, së bashku me familjen. “Trashëgimtarja e artë” ka ndarë pamjet nga kjo...

Aksident pranë aeroportit, kamioni merr para shtyllat elektrike

Gjatë natës së kaluar është regjistruar një aksident i pazakontë pak metra larg gardhit të aeroportit. Mendohet se një kamion i tonazhit të lartë...

Do shqyrtonte në Apel ankimimin e Ajola Xoxës, tërhiqet nga gjykimi Ilirjana Olldashi!

Gjyqtarja Ilirjana Olldashi, e cila do të shqyrtonte në Apel ankimimin e Ajola Xoxës është tërhiqur nga gjykimi. Kërkesa do shqyrtohet nga gjyqtari Engert Pëllumbi. Ajola Xoxa ka ankimuar...

Lajme të tjera

Web TV