Sondazhi i Piepolit për qarkun Tiranë, PS drejt 19 deputetëve, ‘Shqipëria Bëhet’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Frontline, Instituti italian i sondazheve Piepoli solli sondazhin paraelektoral për qarqet Tiranë dhe Durrës. Sa i përket Tiranës, llogaritur vetëm votat e atyre që jetojnë në Tiranë, instituti italian nxjerr PS forcë të parë me marzh përqindjeje 44-48, e përkthyer në mandate, 17-19 deputetë.

PD, përllogaritet me 36-40 % të votave, 12-14 mandate deputetësh. ‘Shqipëria Bëhet’ e Adriatik Lapaj projektohet si forca e tretë me 4-8%, 1-3 mandate deputetësh. Diku më pak shikohet ‘Mundësia’ e Agron Shehajt ,e 3.5-7.5%, pra 1-3 mandate deputetësh.

Poshtë tyre përllogaritet Lëvizja ‘Bashkë’ e Arlind Qorit me 2.5-6.5%, pra 0-2 deputetë. Ndërkohë duke llogaritur zgjedhësit që jetojnë në Tiranë, plus dhe ata zgjedhës të Tiranës pjesë të Diasporës në Itali, rezultati në përqindje dhe mandate nuk lëviz.

Kujtojmë se në zgjedhjet e 2021, PS mori 18 deputetë në Tiranë, ndërsa PD dhe aleatët 15./k.k

Të fundit

Tragjike/ Ishte duke punuar në banesë dhe e zë korenti, humb jetën 45-vjeçari në Krujë

Një 45-vjeçar ka ndërruar jetën pasi e ka zënë korenti. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bubq në Krujë. 45-vjeçari ishte...

Olsian Çela miraton masat për zgjedhjet e 11 majit, ngrihen seksione të posaçme

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, miratoi sot udhëzimin e përgjithshëm për masat administrative dhe procedurale në periudhën para dhe pas zgjedhjeve. Në kuadër të këtyre...

‘O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do’/Rama tallet me Berishën, poston VIDEO me bufin

Kryeministri Edi Rama ka vijuar me postimet në rrjete sociale për Bufin e Kënetës, me të cilin ironizon Sali Berishën. Kësaj radhe shfaqet një buf...

17-vjetori i pavarësisë së Kosovës/ Zbardhet letra që Rama i dërgoi Kurtit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar një letër urim nga kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama për 17-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së...

SpaceX zbarkon për herë të parë raketën jashtë Bahamas

Një tjetër mision për vendosjen e satelitëve të rrjetit Starlink në orbitën e ulët të Tokës u krye sot nga kompania e Elon Musk,...

Lajme të tjera

Web TV