Ishte premtuar të jepej në shkurt, ja kur do nisë të shpërndahet bonusi i pranverës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bonusi i pranverës nuk u shpërnda në shkurt siç u tha nga qeveria. Ai do t’u jepet të moshuarve nga 1 marsi. Sipas shpjegimit nga Qeveria, shkak për vonesën në shpërndarjen e bonusit janë bërë procedurat e brendshme.

“Pensionistët nuk do presin të mbarojmë zgjedhjet ne, do e marrin që në shkurt. Se si e mendojnë ata që mendjen e kanë mbrapsht kjo është festa e madhe e demokracisë. Kështu që nuk kam asnjë shqetësim”, tha Rama më herët, shkruan A2 CNN.

Teksa ka kaluar më shumë se gjysma e muajit, bonusi i pranverës nuk ka nisur të shpërndahet. Pensionistët do të mund ta marrin shpërblimin e premtuar nisur nga 1 marsi. Tërheqja e tij do të bëhet në të njëjtën ditë që do të merret edhe pensioni i përmuajshëm.

Të moshuarit që marrin pension deri në 20 mijë lekë, do të marrin 10 mijë lekë shtesë në pranverë. Kush merr më shumë se 20 mijë lekë pension, do të përfitojë edhe 5 mijë lekë të tjera si bonus. Qeveria ndryshoi për të tretën herë buxhetin e vitit të shkuar duke shpërndarë 6.3 miliardë lekë mbështetje për të moshuarit.

Por shkak për vonesën në shpërndarjen e bonusit janë bërë procedurat e brendshme ndërinstitucionale. Nga nisma do të jenë përfitues të bonusit prej 15,000 lekësh gjithashtu të gjitha familjet që trajtohen me Ndihmë Ekonomike, Personat me Aftësi të Kufizuar si dhe kujdestarët e tyre./e.t

Të fundit

Luiz Ejlli surprizon Kiarën me dhuratën magjike për Shën Valentin

Nuk është rastësi që çifti i famshëm, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito, po kapin vëmendjen e publikut shqiptar këtë...

Bashkia ndihmë prej 300 mijë lekësh për familjen e vajzës që i dha fund jetës

Pas ngjarjes tragjike në Gjirokastër, ku një 17-vjeçare i dha fund jetës pasi dyshohet se bullizohej për shkak se ishte e varfër, Bashkia e...

“Më ka zhgënjyer”/ Zebervoki me deklaratë të fortë per Eglin, ja çfarë zbulon

Dy banorët e Big Brother VIP Albania, Gjesti dhe Egli, janë në qendër të vëmendjes ditët e fundit. Dyshja kishin krijuar një raport të...

Kush po kërkon trazira para zgjedhjeve ?

Nga ARTUR AJAZI “Në rast se, mblidhen edhe njëherë njerëz para SPAK-ut, unë do të bëj antimiting”. Këtë kërcënim e ka bërë 2 ditë më...

Greqia përfshihet nga moti i keq, qarkullimi ndalohet në disa rrugë të Zakinthos

Greqia po përballet me kushte të këqija moti, me reshje të dendura shiu dhe erëra të forta. Policia Rrugore e Zakinthosit ka njoftuar se...

Lajme të tjera

Web TV