Gjermania dhuron 345 mijë euro pajisje dhe automjete për Policinë e Shtetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia Federale Gjermane dhe Zyra Federale Kriminale Gjermane (BKA), kanë dhuruar pajisje dhe automjete me vlerë rreth 345 000 euro për Policinë e Shtetit.

Ky donacion i radhës vjen në funksion të përmbushjes efektive të detyrave nga Departamenti për Kufirin dhe Migracionin, Departamenti për Sigurinë Publike, Instituti i Policisë Shkencore dhe Departamenti për Policinë Kriminale.

Donacioni përfshiu automjete, jelekë mbrojtës, laptopë, programe, pajisje për leximin e dokumenteve, komplete pajisjesh mbrojtëse, radio komunikimi dhe uniforma taktike.

Ceremonia e dhurimit u organizua në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku Drejtori i Përgjithshëm, Ilir Proda dhe drejtues të lartë të Policisë, mirëpritën ambasadorin e Gjermanisë, Karlfried Bergner, i cili dorëzoi pajisjet dhe automjetet.

Gjatë ceremonisë, Proda shprehu mirënjohje të thellë për miqtë solidë të Policisë shqiptare, partnerët gjermanë, të cilët e demonstrojnë në mënyrë të vazhdueshme besimin e tyre te profesionalizmi dhe korrektesa e efektivëve të Policisë së Shtetit.

Gjithashtu, Proda garantoi se pajisjet dhe automjetet e destinuara për sektorët kyç të Policisë së Shtetit, do të rritin dukshëm rezultatet e punës së tyre, për sa i përket rritjes së performancës dhe standardeve të policimit, si dhe progresimit të luftës kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve.

Më tej, Proda siguroi Bergner, se Policia e Shtetit mbetet plotësisht e angazhuar për intensifikimin e bashkëpunimit me agjencitë ligjzbatuese gjermane, me qëllim përmbushjen e objektivave të përbashkët.

Ndërkaq, ambasadori Bergner theksoi rolin e rëndësishëm të Policisë së Shtetit Shqiptar në ndërtimin e shtetit të së drejtës, i cili është qëllimi i anëtarësimit në BE.

Ai u shpreh se urat e konsoliduara të partneritetit ndërmjet policisë shqiptare dhe policisë gjermane janë ndërtuar me kontribut reciprok dhe duke pasur prioritet luftën e përbashkët kundër krimit.

Lexo edhe :  Krimi makabër në Shkodër, policia del me njoftimin zyrtar

Ambasadori garantoi se bashkëpunimi me Policinë e Shtetit do të vijojë të jetë konkret dhe direkt nëpërmjet donacioneve, trajnimeve, skuadrave të përbashkëta hetimore, shkëmbimit të metodave dhe praktikave, si dhe nëpërmjet operacioneve me impakt ndërshtetëror./E.T

Të fundit

Rritet çmimi i kafes në lokale, ja kur pritet të nisë

Shqipëria shumë shpejt pritet të dorëzohet para çmimeve ende të pranueshme të kafesë në bare, pasi importet e këtij...

Babai i Elon Musk kritikon publikisht të birin: Nuk ishte një baba i mirë

Errol Musk, babai i Elon Musk, ka kritikuar ashpër të birin dhe aftësitë e tij prindërore gjatë një intervistë në podcastin “Wide Awake”. Ai...

Pritjes i vjen fundi, prezantohen 10 skuderitë në prag të nisjes së sezonit të Formula 1

Kampionati i Formula 1 është në prag, ndërsa e marta ishte dita e ngrohjes së motorëve për të 10 skuaderitë që do të garojnë...

Çarja e digës së HEC Sasaj, KLSH: Institucionet përgjegjëse asnjë kontroll ndër vite

Çarja e digës së hidrocentralit të Sasajt në Bunec, ka ardhur si pasojë e mungesës së kontrolleve nga institucionet përgjegjëse. Në këtë përfundim ka...

Rama: Nuk do e sulmojmë SPAK, do e mbrojmë nga bufi dhe hyrja e vetes në qejf!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se qeveria nuk do të sulmojë apo kërcënojë SPAK, por do ta mbrojë atë me çdo kusht, duke kërkuar...

Lajme të tjera

Web TV