Dyshohen për vrasjen në Skënderaj, babë e bir lihen në paraburgim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata Themelore në Mitrovicë, Departamenti për Krime të Rënda, u ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji – B.I. dhe H.I – të cilët dyshohen për vrasjen  që ndodhi të mërkurën në Skenderaj.

Këtë e ka konfirmuar udhëheqësja e Zyrës për Informim dhe Komunikim me Media në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, Hateme Haxhaj-Haziri.

Paraburgimi është caktuar mbi dyshimin se B.I. dhe H.I. kanë kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” sipas nenit 173, paragrafi 1, nënparagrafi 1.5, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), si dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas nenit 366, paragrafi 1, lidhur me nenin 31 të KPRK-së, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Mitrovicë.

Ndryshe, Policia kishte bërë të ditur e si të dyshuar për këtë vrasje janë arrestuar babë e bir dhe se nga ta janë sekuestruar një kallash, tri pistoleta dhe 53 fishekë kalibrash të ndryshëm.

Ndërsa, në raportin e policisë thuhet se më 12 shkurt 2025, në orën 13:45, në Skenderaj kishte ndodhur një vrasje e rëndë, ku “një mashkull kosovar, është qëlluar me armë zjarri dhe si pasoj e kësaj ka humbur jetën. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (babë e bir) dhe nga të njëjtit janë sekuestruar: një armë AK47, tri armë të shkurta (pistoleta) dhe 53 fishekë kalibrash të ndryshëm. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”./K.K

Lexo edhe :  Përndiqte të miturën/ Arrestohet 23-vjeçari në Tiranë

Të fundit

Arrestimi i Veliajt/ Reagon Xhafaj, ja çfarë deklaroi për drejtësinë e re

Kryetari i Komsisonit të Posaçëm Anti-korrupsion, deputeti socialist, Fatmir Xhafa, ka reaguar për herë të parë në lidhje me...

Çelja e negociatave me BE, Meta komenton nga qelia: Krenaria e tallavasë së integrimit!

Në një postim të fundit në Facebook, Ilir Meta, presidenti i Partisë së Lirisë, kritikoi ashpër deklaratat e Kryeministrit Edi Rama në lidhje me...

Luiz Ejlli surprizon Kiarën me dhuratën magjike për Shën Valentin

Nuk është rastësi që çifti i famshëm, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito, po kapin vëmendjen e publikut shqiptar këtë Shën Valentin. Përmes një postimi...

Bashkia ndihmë prej 300 mijë lekësh për familjen e vajzës që i dha fund jetës

Pas ngjarjes tragjike në Gjirokastër, ku një 17-vjeçare i dha fund jetës pasi dyshohet se bullizohej për shkak se ishte e varfër, Bashkia e...

“Më ka zhgënjyer”/ Zebervoki me deklaratë të fortë per Eglin, ja çfarë zbulon

Dy banorët e Big Brother VIP Albania, Gjesti dhe Egli, janë në qendër të vëmendjes ditët e fundit. Dyshja kishin krijuar një raport të...

Lajme të tjera

Web TV