“SPAK do të ‘godasë’ sërish majtas?”/ Gazetari zbulon arrestimet e radhës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Almer Toska ka zbuluar në një studio televizive se ka skenarë ndërkombëtarë që mund të çojnë në shtyrjen e zgjedhjeve të 11 majit në Shqipëri.

Toska deklaroi se goditjet e SPAK mund të vazhdojnë edhe ndaj figurave të larta të politikës, si Taulant Balla dhe Belinda Balluku, duke shkaktuar një krizë politike në vend. Ai mendon se këto zhvillime mund të çojnë në formimin e një qeverie teknike ose me bazë të gjerë, që do të mundësonte ardhjen e një klase të re politike dhe zbatimin e një sistemi më të drejtë dhe të ndershëm.

Toska ka theksuar se, sipas tij, Edi Rama nuk do të jetë kryeministër pas zgjedhjeve të 11 majit, duke theksuar se ndryshimet në Shqipëri mund të vijnë si pasojë e lëvizjeve politike ndërkombëtare, veçanërisht nga SHBA. Ai beson se ky proces mund të sjellë një “erë të re” në politikën shqiptare, ku ata që do të udhëhoqën do të jenë ata që do të kontribuojnë në rivendosjen e besimit tek institucione dhe drejtësia.

‘Sot ka një lloj skenari ndërkombëtar që në Shqipëri të ketë goditje të forta për pastrimin total të politikës. Që mund të shtyjë zgjedhjet. Nëse goditen Balluku dhe Balla para zgjedhjeve dhe ndonjë nga krahu i djathtë. Do kalojmë në situatë krize politike. Mendoj se Edi Rama nuk do jetë kryeministër në zgjedhjet e 11 majit. Që të ketë një qeveri me bazë të gjerë, ose teknike që politika të futet në shinat e njerëzve të ndershëm. Kush e bën këtë gjë do jetë ajo që do qeverisi. Kjo do vijë me erën e re. Nëse lëvizin gurët në SHBA ndihet edhe këtu’, tha Toska./e.t

Të fundit

Meningiti dhe infeksionet virale/ Mjekja: Situata nën kontroll, nuk ka vend për panik

Mjekja pediatre, Sonila Brati, shpjegoi në një intervistë për Ora News se situata me meningitin nuk është alarmante. Ajo rekomandon...

Qeveria merr vendimin: Do të hapet ambasada shqiptare në Bruksel

Këshilli i ministrave ka vendosur sot për hapjen e ambasadës së Shqipërisë në Bruksel të Belgjikës. Në njoftimin e vendimeve të miratuara sot nga Këshilli...

“Mirëdita nga burgu i Durrësit”/Veliaj nga qelia: Shejtanbudallait nuk do t’i hapim rrugë

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar sërish ditën e sotme nga qelia, ku prej një jave po zbaton masën e sigurisë “arrest me burg”. Reagimi i...

“Mosmirënjohëse!”, plas keq mes Rozana Radit dhe Livias

Pas spektaklit të së martës Livia dhe Rozana kanë diskutuar me tone të ashpra me njëra-tjetrën. Duket se miqësisë së tyre i ka ardhur...

Rama: Kemi luftuar që në opozitë për këtë drejtësi që shohim sot

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur komentuesve në rubrikën “Sy m’sy” në rrjetet sociale, ku thotë se në 16 vite më parë ka bërë...

Lajme të tjera

Web TV