Vangjeli: Ardhja e LaCivita-s në krye të fushatës së PD, e bën garën të drejtë në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Lorenc Vangjeli, deklaroi se vendosja e Chris LaCivita në krye të ekipit që do të organizojë fushatën zgjedhore të kampit demokrat, nuk është lobim por shpresë nga PD për të anashkaluar instrumentin e shpalljes ‘non grata’.

Vangjeli: Kjo është çarja e parë e izolimit, çarja e parë e rrethimit që ka nisur që me shpalljen ‘non grata’ nga SHBA.

Ardhja e këtij ekipi në Tiranë, sepse nuk është i vetëm, para tij, 4 apo 5 të zyrës së tij kanë kontrolluar terrenin, mund të them që nuk është lobim, por as një menaxhim i fushatës së ardhshme elektorale.

Kjo është shpresa për të anashkaluar instrumentin e shpalljes ‘non grata’ të Berishës, për një ftesë të mundshme të tij në Washington, për të rrëfyer që Ëashingtoni në mos aleat, është i barazlarguar nga palët.

Kemi ndryshim të kursit, sot tek demokratë është krijuar ideja që ndryshimi i pushtetit në Tiranë do të vijë nga ndryshimi i humorit në Ëashington.

Zoti Rama ka instaluar dhe ka forcuar fort një seri lidhjesh të njerëzve të afër me Trump, me administratën e re, kjo e bën garën të barabartë, pasi dje ishte e pabarabartë në favor të PS.

Sherifi i ri i ardhur në Tiranë, mnd të ketë ndikim në Tiranë, por se nga do anojë është tjetër histori./e.t

Të fundit

1 cigare ‘kushton’ 20 minuta jetë, studimi i fundit zbulon sa vite humbasin duhanpirësit

Duhani është një prej varësive më të përhapura që funksionon valë çlirimit të menjëhershëm dhe të lartë të dopaminës...

Analfabeti Tofik, dhe “prifti” Thanas

Nga ARTUR  AJAZI   Edhe sot pas 34 vitesh, nuk e kuptoj pse  themi  “jemi në tranzicion,çdo gjë bëjmë  e bëjmë nga padituria”. Dhe kjo fatkeqësisht...

Meningiti dhe infeksionet virale/ Mjekja: Situata nën kontroll, nuk ka vend për panik

Mjekja pediatre, Sonila Brati, shpjegoi në një intervistë për Ora News se situata me meningitin nuk është alarmante. Ajo rekomandon që prindërit të jenë të...

Qeveria merr vendimin: Do të hapet ambasada shqiptare në Bruksel

Këshilli i ministrave ka vendosur sot për hapjen e ambasadës së Shqipërisë në Bruksel të Belgjikës. Në njoftimin e vendimeve të miratuara sot nga Këshilli...

“Mirëdita nga burgu i Durrësit”/Veliaj nga qelia: Shejtanbudallait nuk do t’i hapim rrugë

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar sërish ditën e sotme nga qelia, ku prej një jave po zbaton masën e sigurisë “arrest me burg”. Reagimi i...

Lajme të tjera

Web TV