Last Updated on 14/02/2025 by adminfjala
Sali Berisha ka zgjedhur të ndajë një moment të veçantë me ndjekësit e tij në Ditën e Shën Valentinit, duke publikuar një foto me bashkëshorten e tij, Liri Berisha.
Në mesazhin e tij, lideri i Partisë Demokratike e cilëson Shën Valentinin si “shenjtorin e ndjenjës më të bukur, dashurisë”, duke theksuar se kjo ditë është një simbol universal për të gjitha besimet dhe racat.
“Gëzuar Shën Valentinin, shenjtin e të gjitha besimeve dhe racave, e ndjenjës më të bukur, më fisnike, më të fuqishme, më hyjnore të njeriut, dashurisë!“, shkruan Berisha në mesazhin e tij./e.t