“Shqipëria është komplet ndryshe”, Rama: Kur korrupsioni luftohet…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje emigrantëve shqiptarë që të kthehen në atdhe dhe të investojnë në Shqipëri. Në podkastin “Flasim”, Rama theksoi se vendi ka ndryshuar dhe është gati të mirëpresë ata që duan të kontribuojnë me përvojën dhe njohuritë e tyre.

Rama u shpreh se shpesh perceptimi për Shqipërinë është i errësuar nga lajmet negative, por realiteti është ndryshe:

“Shqipëria nuk është zi, jemi një vend tjetër. Sot vendi është i gatshëm të presë shumë më tepër emigrantë mbrapsht. Kush nuk provon, nuk realizon atë që dëshiron”, tha kryeministri.

Duke folur për përpjekjet kundër korrupsionit, Rama theksoi se ekspozimi i problemeve gjatë luftës ndaj korrupsionit ndikon përkohësisht në mënyrën si perceptohet situata:

 

“Kur korrupsioni luftohet realisht, perceptimi për një periudhë kohe rëndohet, sepse problemet dalin në dritë. Ekspozimi i korrupsionit kthehet në një temë që ndikon në perceptim”, deklaroi Rama.
“Kush nuk provon është e sigurt që nuk realizon, atë që do të donte. Kush provon edhe mund të dështojë, por them që Shqipëria është sot e gatshme për të pritur shumë më tepër emigrantë mbrapsht dhe nuk është Shqipëria ajo që duket nga TV, ku 90% të kohës dëgjon vetëm zi.

 

Këtë javë kemi diskutuar pse kur korrupsioni fillon luftohet realisht perceptimi për një periudhë të caktuar kohe rëndohet sepse fillon dhe ekspozohet, kthehet në një temë që ndikon në perceptim. Ndërkohë që jemi komplet një vend tjetër”, tha Rama./kb

Të fundit

Ja cila është ora kur njerëzit gënjejnë më shumë

Të gjithëve na ka ndodhur: mbërrijmë në zyrë në orën 9 të mëngjesit, gati për të filluar ditën me...

Gabimet gjatë karikimit po ju shkatërrojnë baterinë e celularit, si t’i shmangni

Kohët moderne na kanë sjellë disa probleme që ndoshta as vetë nuk i mendonim. Për shembull, bateria e celularëve. Do thoni ju çfarë problemi...

Krijohet ”Super Diamanti”/ Shkencëtarët: Është 40 % më i fortë se ai natyral

Një grup shkencëtarësh nga dy universitete në Kinë kanë krijuar në laborator një 'super diamant' ultra të fortë dhe me cilësi të lartë, që...

Disa ushtrimet të trurit që ju bëjnë më të zgjuar

Truri duhet të mbahet gjithmonë në punë që të funksionojë në mënyrë të përkryer. Vetëm disa ushtrime janë të mjaftueshme për të marrë një...

Çfarë po ndodh në PD? Demokratët “braktisin” primaret

Një tjetër demokrat lë garën e Primarëve për kandidatët për deputetë, që do të nisë më 1 mars. Pas Helidon Bushatit, edhe anëtari i...

Lajme të tjera

Web TV