Media amerikane “Seattle Times”: Gjirokastra, destinacion për t’u vizituar në 2025

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas një raporti të kompanisë amrikane të udhëtimit Expedia, i cili anketoi 25,000 njerëz nga 19 vende, 63 përqind e udhëtarëve ka të ngjarë të vizitojnë destinacione më pak të njohura dhe më pak të mbushura me njerëz në 2025-ën.

Në raport përmendet se prioritizimi i qyteteve të vogla evropiane është çelësi për marrjen e përvojave të personalizuara të një kulture të re.

Ky përfundim vjen pasi janë shfaqur shqetësime për mbiturizëm dhe mbipopullim të vendeve të njohura të pushimeve ndaj njerëzit tani kërkojnë qytete të vogla dhe përvoja më autentike.

Ndër qytetet e vogla që propozohen për t’u vizituar gjatë këtij viti, renditet dhe qyteti i ngurtë i Gjirokastrës.

Gjirokastra, e njohur si Qyteti i Gurit, është një thesar i fshehur në Ballkan. Arkitektura e saj e epokës otomane, kalaja në majë kodre dhe rrugët me kalldrëm ofrojnë një përvojë të pasur kulturore me një fraksion të kostos së destinacioneve më të famshme.

Qyteti i vogël është gjithashtu një qendër për folklorin shqiptar, me shfaqje muzikore tradicionale dhe vepra artizanale të ekspozuara.

Festivali Kombëtar Folklorik i Gjirokastrës organizohet çdo vit në tetor, ku mund të ndiqni shfaqje vallëzimi tradicional, të eksploroni zanatet vendase dhe të merrni pjesë në seminare shqiptare”, përshkruhet në raport qyteti turistik shqiptar.

Qytetet e vogla për t’u eksploruar në Evropë

Gjirokastra, Shqipëri

Hallstatt, Austri

Bolgheri, Itali

Cesky Krumlov, Republika Çeke

Lavenham, Angli

Staufen im Breisgau, Gjermani

Saint-Genies, Francë/kb

Të fundit

SPAK i ka tmerruar të gjithë, si majtas ashtu dhe djathtas!

Nga Spartak Ngjela Korrupsioni i një qeverie që e kthen të gjithë administratën në strategjinë shtetërore është një aktivitet antikombëtar,...

“Na dal Jezusi shqiptar”/ Deda plas keq ndaj Gjestit: Mungesa e shkollimit bën të veten

Gjatë mbrëmjes së djeshme teksa u surprizua nga një dhuratë, një bluzë e stampuar me figura të njohura të historisë shqiptare, Gjesti bëri një deklaratë...

Papa Françesku në gjendje delikate, Meloni e viziton në spital: Bëmë shaka si gjithmonë

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka vizituar Papën Françeskun në poliklinikën Gemelli të Romës. “Jam shumë e lumtur që e gjeta të vetëdijshëm. Bëmë shaka...

Trajneri Kovac ul me “këmbë në tokë” Dortmundin: “Asgjë nuk ka mbaruar ndaj Sportingut”

Borusia Dortmund do të përballet me Sportingun ditën e sotme, duke nisur nga ora 18:45. Trajneri Niko Kovac ofroi një përditësim të skuadrës përpara...

Kokalari: Chris LaCivita nuk është MAGA dhe nuk mund të sjellë MAGA-n në Shqipëri

Evi Kokalari ka reaguar mbi artikullin e ‘NY Times’, ku kanë folur Chris LaCivita dhe Berisha. Personi që do të drejtojë fushatën e PD e...

Lajme të tjera

Web TV