Gazetarja zbulon EMRAT:Kush janë `kolegët socialistë` në të njëjtin burg me Erion Veliajn

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetarja Klodiana Lala, ka deklaruar se kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është në të njëjtin sektor në burgun e Durrësit enkas për zyrtarë si ish-ministri Ilir Beqaj, Alqi Bllako dhe Jurgis Çyrbja.

E ftuar në News24, ajo ka zbuluar edhe arsyen se përse Veliaj është dërguar në Durrës dhe jo tek 313-a në Tiranë. Lala thotë se Veliaj është një zyrtar i lartë dhe nuk ka rrezik arratisje.

Ajo thotë se kur u dha masa e arrestit me burg për Veliajn, të burgosurit lëshuan akuza të forta ndaj tij dhe kjo është parë mesa duket si mundësi për incidente dhe element rrisku.

“Vendimin e merr Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve që bën një vlerësim të rrezikshmërisë. Veliaj është një zyrtar i lartë nuk ka rrezik arratisje.

Në momentin kur u dha masa të arrestit me burg për Vleiajn, të burgosurit lëshuan akuza të forta ndaj tij dhe kjo është parë mesa duket si mundësi për incidente dhe element rrisku.

Për shkak se Veliaj ka adresën e banimit në Tiranë, më afër është Durrësi. Beqaj, Çyrbja, Bllako, Veliaj, që janë në të njëjtin sektor, i ndan vetëm një mur, mund të komunikojnë me njëri tjetrin. Është një sektor i bërë enkas për zyrtarë”, tha ajo./    S,M

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV