Në qeli apo i lirë? Gjykata e Lartë vendos për Ilir Metën më 27 shkurt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Caktohet data për shqyrtimin e rekursit të paraqitur në Gjykatën e Lartë nga Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në qeli prej gati 4 muajsh.

Gazetarja e Report TV, Keti Banushi bën të ditur se më 27 shkurt në Dhomë Këshillimi gjyqtarët Ilir Panda, Albana Boksi dhe Medi Bici do të shqyrtojnë jo vetëm rekursin e ish-kreut të shtetit, por edhe atë të deputetes Monika Kryemadhi.

Meta që mbahet i arrestuar prej 21 tetorit 2024, kërkon një masë më të butë sigurie, ku një ndër argumentet e theksuara në rekurs, lidhet më qenien e tij drejtues i forcës së dytë opozitare në vend dhe situatës në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Ish-presidenti dyshohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie lidhur me dosjet e bashkuara Cez-Dia, lobimi i ish-LSI në SHBA dhe shpenzimet e familjes së tij.

Për të Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë dhe ajo e Apelit kanë lënë në fuqi masën e “arrestit në burg”, duke bërë që Meta prej afro 4 muajsh të mbahet i izoluar në paraburgimin “Jordan Misja” në kryeqytet apo siç njihet ndryshe 313-ta.

Edhe Kryemadhi me masë sigurie “detyrim paraqitje” ka depozituar rekurs duke e etiketuar masën të paligjshme./   S,M

Të fundit

Rama: 57% e të punësuarve me zero taksë! U kemi lënë njerëzve në xhep 145 milionë euro

Kryeministri Edi Rama vijoi sot sërish me rubrikën 'Sy më sy' për t'iu përgjigjur komentuesve në rrjetet sociale. Ndërsa pranoi rritjen e...

Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare/Begaj: Gjuha shqipe, tipar themelor i identitetit tonë

Presidenti Bajram Begaj, sot, në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, përcolli mesazhin e ruajtjes së gjuhës shqipe nga shqiptarët e Diasporës. Nismës së Kreut të...

Erion Veliaj reagon nga qelia: S’kam vjedhur, as vrarë, as shantazhuar

Reagim i Erion Veliajt: Mirëdita dhe bekime gjithsecilit! Kur Ols Dado me Erjon Banin më burgosën pa gjyq dhe më ndaluan të gjitha kontaktet, me gjasë...

Zgjedhjet e 11 majit, mbi 160 mijë emigrantë janë regjistruar, afati deri më 4 mars

Mbi 160 mijë emigrantë janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet e 11 majit, sipas KQZ-së. Në një njoftim publik, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i...

Çfarë po ndodh me Flori Mumajesin? Miku i tij zbulon lajmin e mirë

Këngëtari i njohur dhe shumë i dashur për publikun, Flori Mumajesi, prej kohësh i ka munguar muzikës shqiptare dhe skenës, por emri i tij...

Lajme të tjera

Web TV