Ndryshojnë rregullat për kreditë! Rregulloret e reja të BSH

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Banka e Shqipërisë ka miratuar një sërë rregulloresh që prekin në mënyrë të drejtpërdrejtë kreditë konsumatore.

Për të gjitha subjektet financiare jobanka do të ketë kritere më të forta të cilat synojnë mbrojtjen e konsumatorit dhe uljen e normave të interesit. Nëpërmjet ndryshimit të rregullores “Për Kredinë konsumatore dhe Hipotekore” Banka e Shqipërisë do të rishikojë metodologjinë e interesit maksimal që mund të vendosen nga subjektet jo banka apo shoqëritë e mikrokredisë, duke ulur edhe më tej koston e interesit për kreditë konsumatorë në fashën nga 0 – 200 000 lek.

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm përfshin reduktimin e kostove të komisioneve të aplikuara për kredinë. Përveç uljes së kostove konsumatori do duhet t’i paguajë komisionet menjëherë në momentin e marrjes së kredisë dhe jo të shpërndara në kohë.

Ndryshime pësoi edhe rregullorja për transparencën mbi produktet dhe shërbimet financiare, ndërsa Banka e Shqipërisë do të përcaktojë kriteret që duhet të kenë reklamat e institucioneve financiare. Institucioni rregullator do të përcaktojë elementët që do të përmbajë reklama si dhe përcaktimin e hapësirave kur Banka mund të ndërhyjë për të ndaluar apo korrigjuar element që mund të dezinformojë konsumatorët.

Këto ndryshime përmbyllin një sërë masash të marra nga Banka e Shqipërisë që nga fillimi i hetimeve nga prokuroria e Tiranës për skandalin e mikrokredive, ku mijëra qytetarë u zhvatën nëpërmjet një skeme të paligjshme që i vendoste ata në një spirale borxhi. Nga viti i kaluar marrja e një mikrokredie është bërë më e vështirë. Tashmë subjektet e mikrokredive duhet të aplikojnë kritere më të forta ku duhet të merret në vlerësim, mosha, aftësia paguese si dhe verifikimi i kredive konsumatore në institucione të tjera. Portofoli i kredisë së mikrofinancës arriti në 60.2 miliardë lekë në tremujorin e tretë të 2024-ës, në rritje me gati 12%, duke përbërë një shtyllë të rëndësishme të sistemit financiar./    S,M

Të fundit

Amerikanët dhe rusët kanë zhvilluar takime sekrete gjatë muajve të fundit në Zvicër

Takime sekrete mes amerikanëve dhe rusëve në Zvicër janë zhvilluar muajt e fundit në lidhje me luftën në Ukrainë,...

Bosi famëkeq ekzekutohet brenda sallës së gjyqit, nga një person i maskuar si avokat

Një bos famëkeq i një bande është vrarë me armë zjarri brenda një gjykate në Sri Lanka nga një person i maskuar si avokat,...

E frikshme/ Vetëm 234 shoferë nga 1813 rimarin patentën pas humbjes së pikëve

Këtë të premte, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor, bëri të ditur se, nga 1813 riregjistrime pas humbjes së të gjitha pikëve...

Meta prej 4 muajsh në burg, vizitohet për herë të parë nga zyrtarët e Partisë së Lirisë

Sot (21 shkurt) zyrtarët e Partisë së Lirisë, do të vizitojnë për herë të parë në paraburgimin 313, presidentin e kësaj force politike, Ilir...

Shisnin drogë dhe kryenin vjedhje, gjashtë të arrestuar në Durrës

Durrës/Finalizohet operacioni i koduar “Cleaning 2”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe në fushën e vjedhjes. Vihen në pranga 6 shtetas...

Lajme të tjera

Web TV