“Dumani zbaton politikën e Shqipërisë pa opozitë”Berisha tregon letrën e firmosur në SPAK

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i PD-së, Sali Berisha është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” të caktuar ndaj tij nga Apeli i GJKKO-së.

Ndërkohë disa prej mbështetësve të tij dhe eksponentë të partisë janë mbledhur para ambienteve të SPAK, sikundër një ditë më parë u kërkuar nga strukturat e PD me një mesazh në grupin e Whatsapp.

“Te dashur miq. Nesër ditën  e hënë ne ora 9:30 serish Kryetari i PD Prof Dr Sali Berisha do jete ne dyert e SKAP. Ju lutem te mobilizojmë  strukturat e degëve për te qene te gjithë aty. Ne orën 9:30 përpara selisë SKAP-it. Faleminderit”, thuhej në mesazhin e PD.

“Altin Dumani zbaton politikën e Shqipërisë pa opozitë. Kjo politikë dështoi në SHBA dhe të njëjtin fat do ketë dhe në Shqipëri, firmosur nga Sali Berisha.

Sot do dëboj aktin puçist, banditesk të narkoqeverisë dhe narkobashksië Rama të cilët morën peng për orë gjykatës dhe prokurorë të çështjes Veiaj. Rikthyen në Tiranë skenat e viteve kur Escobar sulmoi gjykatën dhe aty pati viktima të tëra. Pas sa e sa vitesh Ediskobar kreu të njëjtin akt ndaj Gjykatës dhe Prokurorisë”, tha Berisha pasi doli nga SPAK duke treguar edhe letrën që firmosi.

Të fundit

Berisha ironizon Bashën: Është me Taulant Ballën, binom i pandarë si tymi dhe bloza

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një konference për shtyp nga selia e PD-së, ka deklaruar se Shpëtim...

Ndalimi i Safet Bajrit, masë edhe për Asmer Bilalin dhe Behar Bajrin

Pas ndalimit të Safet Bajrit mësohet se është dhënë edhe masë për Asmer Bilalin si edhe Behar Bajrin. Ndërkohë Safet Bajri u shoqërua pak ditë...

Statistikat/ Normat e interesit të kredive për shtëpi pësuan rënie në 2024

Normat e interesit të kredisë për shtëpi pësuan rënie vitin e kaluar, duke mbështetur zgjerimin e kreditimit në këtë segment. Sipas statistikave nga Banka...

Të investojmë për shqipen digjitale

Alda Bardhyli Sot jemi mbledhur për të festuar Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, një ditë që na kujton rëndësinë e gjuhëve në identitetin tonë, në...

Tuneli i Murrizit, drejt fundit/ Balluku inspekton punimet, pak ditë para hapjes

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka inspektuar punimet në tunelin e Murrizit, ku tashmë po punohet edhe për detajet e...

Lajme të tjera

Web TV