Kosova feston 17-vjetorin e Pavarësisë! Publikohet pamja e re e “Newborn” në Prishtinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ideatori i monumentit “Newborn”, Fisnik Ismaili, ka publikuar sot foto nga pamja e re ne monumentit të Newborn në Prishtinë, me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Screenshot_5

Këtë vit ky monument i është dedikuar inteligjencës artificiale.

Kosova feston sot 17-vjetorin e Pavarësisë. Më 17 Shkurt 2008, në një mbledhje të jashtëzakonshme ku merrnin pjesë 109 deputetë, Kuvendi shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.

Flamuri shtetëror i Kosovës u shpalos që në ditën e shpalljes së pavarësisë në seancën solemne të Kuvendit.

Ligjshmëria e pavarësisë për një kohë të gjatë ka qenë temë e diskutueshme, pasi Serbia ka kundërshtuar Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës duke e cilësuar të paligjshme. Për këtë ajo kërkoi edhe opinion këshillues nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në 2008, kërkesë që u hodh poshtë më 22 korrik 2010.

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, ishte kurorëzim i një rrugëtimi të gjatë e të vështirë për qytetarët e Kosovës. Për vite me radhë, ata vuajtën pasojat e spastrimit etnik nga regjimi serb i Sllobodan Millosheviçit, gjë e cila rezultoi më një Luftë Çlirimtare (’97-’99). Pas përfundimit të Luftës Çlirimtare të Kosovës u bë edhe vendosja e trupave paqeruajtëse ndërkombëtare në Kosovë.

Më 18 shkurt 2008 presidenca e Bashkimit Evropian vendosi që vendet anëtare të ishin të lira për të vendosur nëse do ta njihnin pavarësinë e Kosovës. Shumica e vendeve të unionit evropian e kanë njohur Kosovën, por Qiproja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja ende nuk e njohin atë./k.k

Të fundit

Zgjedhjet e 11 Majit – Berisha i hapur për aleancë me këdo, përveç Bashës

Sali Berisha është i hapur për të bërë aleancë për zgjedhje me çdo forcë politike që është pro rrëzimit...

Kreu tre vjedhje në një javë, arrestohet 43-vjeçari në Durrës

Një 43-vjeçar është arrestuar këtë të premte në Durrës. Shtetasi me iniciale P.P., si autor i dyshuar i tre vjedhjeve brenda një jave. “Identifikohet, kapet dhe...

Spiropali pret Sekretarin e KiE-së, Berset:Mbështetje për Shqipërinë në sundimin e ligjit

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Europës, Alain Berset, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në...

Ikonat e futbollit, skaliten në muret e Stadiumit të Elbasanit

Nga ARTUR  AJAZI Dy artistë, dy piktorë të apasionuar pas profesionit tëtyre, Altin Dalipi dhe Arben Biqiku, kanë vendosur tiskalisin me penelat e tyre,  në...

Berisha ironizon Bashën: Është me Taulant Ballën, binom i pandarë si tymi dhe bloza

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një konference për shtyp nga selia e PD-së, ka deklaruar se Shpëtim Idrizi dhe partia e tij,...

Lajme të tjera

Web TV