Shqipëria pranë Kosovës/ Begaj bën thirrje për heqjen e sanksioneve ndaj Prishtinës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj u shpreh në pritjen shtetërore në nder të 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës se Shqipëria do të jetë gjithmonë pranë Kosovës.

Ai theksoi se nderon figurat që kontribuan në pavarësinë e vendit. Sipas Begajt, ndërhyrja e NATO-s ishte përcaktuese për krijimin e shtetit të Kosovës.

“Pavarësia e Kosovës erdhi si meritë e përpjekjeve titanike të një populli që nuk u dorëzua kurrë. Sot e përjetë nderojmë liderin e popullit të Kosovës, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin. Nderojmë lotët dhe dhimbjet e nënava tona.

20 vjet më parë u hap rruga e lirisë përmes ndërhyrjes së forcave të NATO-s, përcaktuese për krijimin e shtetit të Kosovës. Kosova ka treguar që jo vetëm di të respektojë por dhe të nderojë ata që kontribuan në këtë ditë. Ne besojmë që Europa e bashkuar është një projekt diplomatik i paqes. Mosnjohja e republikës së Kosovës është një akt që tregon se bie ndesh me këtë qendrim. Prandaj, duhet të hiqen sanksionet ndaj Kosovës.

Shqipëria do të jetë gjithnjë pranë Kosovës. Ne kemi një xhevair që është gjuha shqipe që duhet ruajtur dhe trashëguar.

Ne duhet ta duam kombin tonë, të punojmë së bashku për prosperitetin dhe integrimin”, tha ndër të tjera Begaj./    S,M

Të fundit

SHBA kurrë nuk ka pasur supremaci morale. Me Trump, as që pretendon më

Presidenti e ka zëvendësuar mitin e 'djemve të mirë' me forcën brutale dhe lakminë e pafalshme - mund të...

19 Shkurt 2016/ Umberto Eko, ky mendimtar i pashoq

Nga Leonard Veizi Në një qoshe të qetë të qytetit të zhurmshëm, mes rafteve të pluhurosura të një biblioteke me libra ngjeshur, ai shkruante herë...

Donald Trump dhe skenarët për arritjen e paqes në Ukrainë

Presidenti Donald Trump po bën përpjekje për një zgjidhje paqësore të luftës në shkallë të plotë tashmë trevjeçare të Rusisë në Ukrainë. Zëri i Amerikës shqyrtoi...

Në Europën Lindore rritet frika prej qëndrimeve të Trumpit

Keno Verseck Vendet juglindore dhe qendrore të Europës janë shokuar nga deklararat e Trumpit për Ukrainën. Këto vende druajnë, se gjithashtu do të mbeten të...

Zgjedhjet e 11 Majit/ Hetimi i krimit zgjedhor, SPAK mbështetet nga BE, heshtje nga SHBA

Bashkimi Europian ka mbështetur krijimin e task-forcës së SPAK për hetimin e krimeve zgjedhore në zgjedhjet e 11 majit. Ambasadori i BE-së në Tiranë,...

Lajme të tjera

Web TV