Rama: Në 11 maj merr fund historia e kënetës dhe bufit plak që ka marrë peng opozitën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama, në një lidhje live në rrjetet sociale, ka vijuar serinë e përgjigjeve ndaj komentuesve.

Ai u ndal tek vota e diasporës dhe rëndësia që ka ajo për Shqipërinë 2030 dhe integrimin në BE.

Rama tha se “ 11 maji do të jetë fundi i historisë së një kënete dhe bufi që ka marrë peng opozitën dhe i rri si hije mallkimi”.

“Kuvendi mori më në fund dje vendimin, më mirë vonë se kurrë. Tani është përcaktuar qeveria si përgjegjëse për të mbuluar shpenzimet e votimeve me postë.
Regjistrohuni sepse kjo është jo vetëm historike për të gjithë ju që jeni jashtë sepse është hera e parë që votoni pa qenë e nevojshme të vini në Shqipëri dhe nga ana tjetër 11 maji është vendimtar për Shqipërinë 20230 dhe procesin e integrimit.
Kush e ndoqi Konferencën e Mynihut ka dëgjuar prononcimin e qartë të komisioneres Kos,” Shqipëria e Mali i Zi janë në pararojë të procesit dhe për ne plani është që brenda 2027 të mbyllet negociata e tu jepet kohë parlamenteve të vendeve anëtare të ratifikojnë anëtaren e re, pra ne.

Këtu zien kazani me ujin e kënetës dhe me bufin plak që u fryn zjarreve të së shkuarës që do të shuhen të gjitha dhe 11 maji do të jetë fundi i historisë së një kënete dhe bufi që ka marrë peng opozitën dhe i rri si hije mallkimi”, tha ai./e.t

Të fundit

Trump për Zelenskyn: Nuk është aq i rëndësishëm sa për të qenë pjesë e takimeve

Presidenti amerikan, Donald Trump nuk duket se po tërhiqet nga kritikat e tij ndaj homologut të tij ukrainas, Volodymyr...

Dita e Gjuhës Amtare, gjuhëtari: Shqipja po ndotet nga fjalët e huaja të panevojshme

Përdorimi i fjalëve të huaja të panevojshme, gabimet drejtshkrimore dhe shtrembërimet sintaksore janë disa nga sfidat më të mëdha me te cilat po përballet...

Parashutë në BBVIP4 për Eglin dhe Gjestin, ja çfarë mesazhi morën banorët!

Një moment emocionues dhe i paharrueshëm ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku Gjesti dhe Egli morën një surprizë të jashtëzakonshme...

Meta akuza nga qelia: Ndalimi i vizitave s’më pengon të udhëheq PL drejt fitores

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar sot (21 Shkurt) në lidhje me atë që e ckilësoi pengimin me orë të tëra...

Kryeministri Edi Rama zbret në Fier, takim me Asamblenë Socialiste të Qarkut

Kryeministri Edi Rama sapo ka mbërritur në qytetin e Fierit, nën masa të forta sigurie, në kuadër të Asamblesë Socialiste të Qarkut. I shoqëruar edhe...

Lajme të tjera

Web TV