Begaj në Prishtinë: Shqipëria ka kontribuar dhe do të kontribuojë gjithmonë për Kosovën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, gjatë vizitës në Kosovë për 17-vjetorin e Pavarësisë, mori pjesë edhe në ceremoninë që Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mbajti me rastin e dekorimit të figurave me kontribut në çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës.

“Kjo ditë na mbush me krenari, respekt dhe reflektim”, – u shpreh Presidenti Begaj në fjalën e mbajtur në këtë ceremoni, ku kujtoi momentet e vështira të Kosovës, bashkimin e shqiptarëve nga të gjitha trevat, dhe nderoi dëshmorët e lirisë:  “Krahas figurës legjendare të Komandantit Adem Jashari, Zahir Pajazitit e shumë të tjerëve, po aq krenar jemi edhe për Indrit Carën apo “Ushtar Kavajën”, Tahir Sinanin, Skerdilajd Llagamin dhe shumë dëshmorëve të tjerë nga të gjithë trevat e Shqipërisë që dhanë jetën për lirinë e Kosovës”.

Duke iu referuar aktivizimit në Shqipëri të atdhetarëve në stërvitjen e grupeve të para të luftëtarëve me në krye Adem Jasharin, Presidenti Begaj, vlerësoi se ky moment dëshmoi shpirtin e shqiptarëve dhe ndërgjegjen kombëtare: “Ata nuk pyetën për rreziqet, vepruan, sepse ndihma për vëllanë është zgjedhje e natyrshme. Ata u përgjigjën siç i është përgjigjur gjithmonë Shqipëria- Kosovës dhe Kosova thirrjes së Shqipërisë. Asokohe ata u bënë ura mes një ëndrre dhe një realiteti të sotëm”.

Presidenti Begaj u shpreh: “Shqipëria ka kontribuar dhe do të kontribuojë gjithmonë për Kosovën, sepse kështu na thotë ndërgjegjja jonë kombëtare”.

Njëherazi, Kreu i Shtetit theksoi se fakti që shqiptarët nuk kanë qenë asnjëherë agresorë përgjatë historisë, nuk i bën të dobët apo të pafuqishëm. “Shqiptarët, – u shpreh Presidenti Begaj, – gjithmonë kanë mbrojtur të drejtën, kanë mbrojtur lirinë dhe vlerat Euroatlantike”. “E ardhmja jonë është e përbashkët: Nuk ka Shqipëri të fuqishme pa Kosovën e fortë, nuk ka Kosovë të sigurt pa një Shqipëri të qëndrueshme dhe të zhvilluar”, – deklaroi Presidenti Begaj, duke theksuar të ardhmen e përbashkët drejt Evropës, bazuar e cilësuar atë përkatësi të natyrshme shpirtërore, kulturore, në vlera e parime.

Lexo edhe :  I sekuestruan telefonin, Ajola Xoxa paraqitet sot në GJKKO për kthimin e telefonit

Nderimi i veprës së atdhetarëve, sipas Presidentit, përcjell mesazhe të rëndësishme për të ardhmen: “Jemi bashkë, do të mbetemi bashkë, do të ecim përpara bashkë. Historia na ka vënë përpara sfidave të mëdha, por ne kemi ditur gjithmonë të triumfojmë. Objektivi ynë mbetet i pandryshueshëm: një Shqipëri e Kosovë demokratike dhe moderne, një komb i fortë që njeh vetëm zhvillim, integrim dhe prosperitet”./    S,M

Të fundit

Ja cila është ora kur njerëzit gënjejnë më shumë

Të gjithëve na ka ndodhur: mbërrijmë në zyrë në orën 9 të mëngjesit, gati për të filluar ditën me...

Gabimet gjatë karikimit po ju shkatërrojnë baterinë e celularit, si t’i shmangni

Kohët moderne na kanë sjellë disa probleme që ndoshta as vetë nuk i mendonim. Për shembull, bateria e celularëve. Do thoni ju çfarë problemi...

Krijohet ”Super Diamanti”/ Shkencëtarët: Është 40 % më i fortë se ai natyral

Një grup shkencëtarësh nga dy universitete në Kinë kanë krijuar në laborator një 'super diamant' ultra të fortë dhe me cilësi të lartë, që...

Disa ushtrimet të trurit që ju bëjnë më të zgjuar

Truri duhet të mbahet gjithmonë në punë që të funksionojë në mënyrë të përkryer. Vetëm disa ushtrime janë të mjaftueshme për të marrë një...

Çfarë po ndodh në PD? Demokratët “braktisin” primaret

Një tjetër demokrat lë garën e Primarëve për kandidatët për deputetë, që do të nisë më 1 mars. Pas Helidon Bushatit, edhe anëtari i...

Lajme të tjera

Web TV