Last Updated on 18/02/2025 by adminfjala
Ish-presidenti i Shqipërisë, Prof. Dr. Bamir Topi, u nderua me titullin “Medalja Presidenciale e Meritave” për kontributin e tij të jashtëzakonshëm si President i Republikës së Shqipërisë në forcimin e marrëdhënieve vëllazërore mes Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe përkushtimin e tij në kultivimin e frymës përbashkuese.
Në fjalën e tij, Bamir Topi shprehu falënderimet ndaj presidentes Osmani për dekorimin dhe kujtoi momentin historik kur Presidenti Bush përcaktoi nevojën e përmbylljes së Pavarësisë së Kosovës dhe të gjithë procesin e pavarësimit, në të cilin ai kishte qenë bashkudhëtar politik e institucional si President i Shqipërisë.
Topi theksoi gjithashtu rëndësinë e bashkërendimit politik mes shqiptarëve dhe miqve ndërkombëtarë, duke e quajtur këtë një domosdoshmëri për konsolidimin e institucioneve dhe integrimin euro-atlantik të shtetit të Kosovës./ S,M