Shkurti me 13 viktima/ Eksperti: Shkaku kryesor i aksidenteve është përdorimi i telefonit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pakujdesia gjatë ngarjes së mjetit vijon të marrë jetë njerëzish. Kjo javë nisi me 5 viktima.

Referuar shifrave të Policisë së Shtetit, që prej fillimit të shkurtit e deri më tani ka pasur 64 aksidente automobilistike të shënuara në të gjithë vendin, që kanë lënë pas 13 viktima e më shumë se 70 të plagosur

Eksperti rrugor Arben Luzi ngre dhe një herë shqetësimin për përdorimin e telefonit në makinë, duke e cilësuar si një nga shkaktarët vdekjeprurës. Ndaj sugjeron që të shtohen kontrollet nga ana e policisë.
“Ne po të shikojmë këtu mjetet që kalojnë do shohim që pjesa derrmuese e drejtuesve te mjeteve përdorin telefonin dhe flasin ne telefon. Aparati celular ne ecje me shpejtësi ne rruge interurbane qe lidhin qytetet e Shqipërisë është shume vdekjeprurës.

Duhet të shtohen pikat e kontrollit për përdorimin e aparatit celular, derisa të bëhet edukatë siç u be edukatë mbajta e rripit. Pjesa me e madhe e drejtuesve të mjetit janë edukuar sepse gjoba është e kripur”, thotë Arben Luzi për Top Channel.

Për muajin shkurt rezulton se qarqet me më shumë aksidente rrugore janë Lezha, Elbasani dhe Fieri. Në pjesën më të madhe të rasteve, fajtor janë drejtuesit e mjeteve.

“Janë aksidente në të cilat drejtuesit e mjeteve në masën më të madhe janë shkelës të rregullave të qarkullimit rrugor. Janë 24-35 vjec mosha qe ben me shume aksidente sepse rrit vetëbesimi tek ata, mendojnë se janë aftësuar si shofer dhe ecin me shpejtësi, mund te mbajnë timonin me një dore, bëjnë parakalime të gabuara.”

Por problemet vijnë dhe nga ana e këmbësorëve. Edhe këta të fundit jo gjithmonë respektojnë rregullat. Rasti konkret: vetëm pak metra larg vijave të bardha, pranë Piramidës në Tiranë, qytetarët zgjedhin që të kalojnë në mes të rrugës.

Lexo edhe :  Njëjtë si në Tiranë!/ Torta e “babëzisë” rikthehet në Brazil, pamjet bëhen virale (VIDEO)

“Kemi aksidente brenda qendrave urbane. Në kryqëzime. Ne jemi para një urë dhe vijat e kalimit këmbësor janë 10 metra me poshtë. Ne pjesën me te madhe këmbësorët kalojnë ne mes dhe jo te vijat e bardha. Kjo ka te beje dhe me edukatën qytetare”, përfundon ai./    S,M

Të fundit

Primaret e PD, si nekrologji e 11 Majit

Nga Mero Baze Një numër i madh figurash të njohura me integritet në Partinë Demokratike janë tërhequr nga gara për...

E çuan në SPAK, reagon i riu socialist: Kujdes kur më quani petal!

Dasho Veizaj, i cili njihet edhe si ‘Petalja më e bukur e trëndafilit socialist’ për shkak të fjalimit që mbajti në një konventë rinore...

Këto janë 3 shenjat e horoskopit që e shijojnë jetën në maksimum

  Disa shenja të horoskopit pëlqejnë të jetojnë dhe shijojnë jetën pavarësisht mendimeve të të tjerëve. Atyre nuk u pëlqen të bëjnë kompromis apo të heqin...

Denaj: Eksportet bujqësore rritje 34% në vlerë dhe 14,5% në sasi

Mbështetja e bujqësisë dhe subvencionimi i drejtpërdrejtë i fermerëve, ka rritur investimet në bujqësi, prodhimin vendas dhe eksportet. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila...

Si do të votojnë qytetarët e Tiranës? KQZ publikon dy propozime për fletën e votimit

KQZ, nëpërmjet këtij publikimi ka kërkuar paraqitjen e këtyre dy modeleve të fletëvotimit për konsultim me publikun, që do të përdoren për votimit për...

Lajme të tjera

Web TV