Zbresin sërish temperaturat, ku pritet të bien reshje dëbore dhe të ketë erë të fortë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Meteorologia Tanja Porja ka zbuluar në emisionin ‘Dita Jonë’ në A2 CNN sesi do të jënë kushtet e motit për ditën e sotme dhe në vijim.

Porja tha se sot kemi një rënie me rreth 2 gradë të temperaturave, rënie e cila sipas saj do të vijojë edhe gjatë mesditës.

Ajo tha gjithashtu se në juglindje të vendit priten reshje lokale dëbore, me intensitet të ulë.

Po ashtu, sipas meteorologes Porja, era do të jetë me drejtim lindor dhe veri-lindor, me shpejtësi mesatare dhe herë pas here të fortë në brigjet detare.

“Një mëngjes mjaft i ftohtë. Në Tiranë rreth 2 gradë shënon minimumi. Ndërsa në orët e mesditës do të kemi po ashtu një rënie të vlerave termike. Ka shënuar 2 gradë më pakë termometri minimal sot në rang territori.

Po ashtu edhe mesdita me 2-3 gradë më pak. Do të kemi nga -5 deri në jo më shumë se 13 gradë celcius, megjithëse do të mbizotërojnë kthjellimet në të gjithë territorin shqiptar. Vetëm në pjesën e dytë të ditës do të kemi zhvillim të vranësirave të karakterit lokal, kryesisht në jug-lindje, ku do të ketë momente të shkurtra me flokë dëbore.

Nuk bëhet fjalë për reshje shiu. Era do të jetë mesatare me drejtim lindor dhe veri-lindor me shpejtësi herë pas here të fortë kryesisht në brigjet detare”, tha meteorologia Tanja Porja.

Të fundit

Pas moshës 40 pse është më e vështirë rënia në peshë dhe çfarë duhet të bëni

Pas të dyzetave, njeriu e ka më të vështirë për të humbur në peshë, pavarësisht përpjekjeve për t’u ushqyer...

Ahmet Kalaja për Vserlon: Inshallah nuk na del dhe Gjesti si ai!

Deklarata e Ahmet Kalasë për një prej banorëve të Big Brother VIP 4 ma marrë vëmendjen e rrjetit. Kalaja ka folur për Vserlo, duke kundërshtuar...

“Më kapi paniku”/ Arrestimi i Veliajt, agjenti imobiliar: 3 ditë nuk po na binte telefoni

Agjenti imobilar Armand Shkëmbi foli në lidhje me ndërtimtaritë ne qytetin e Tiranës dhe tregun imobiliar. Shkëmbi tha se tregu imobiliar është i paparashikueshëm dhe...

“Të ha të gjallë, o gazetare e dështuar”/ Agravon sherri mes Rozana Radit dhe Gertës!

Gerta ka patur debate të ashpra ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” me disa prej banorëve. Ditën e nisi duke...

Ambasada e SHBA sinjalizon ndryshime, politika e Trump po zbatohet

Kur janë bërë një muaj që kur Donald Trump mori drejtimin e SHBA-ve, ambasada amerikane në vendin tonë ka bërë një reagim duke thënë...

Lajme të tjera

Web TV