Rritet çmimi i kafes në lokale, ja kur pritet të nisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria shumë shpejt pritet të dorëzohet para çmimeve ende të pranueshme të kafesë në bare, pasi importet e këtij produkti po bëhen gjithnjë e më të shtrenjta.

Të dhënat zyrtare nga tregtia e jashtme tregojnë se në muajin janar 2025 një kilogram kafe është importuar 30 për qind më shtrenjtë se në janarin 2024.

Në janarin e vitit të kaluar u importuan 486,619 kilogramë kafe me një vlerë totale 216 milionë lekë, ose 462 lekë për kilogram, ndërsa në janar 2025 u importuan 787,834 kilogramë kafe me një vlerë 471,6 milionë lekë ose 598 lekë për kilogram.

Enri Jahaj, Kryetari i Shoqatës së Bar-Restoranteve, pohoi se baret në vendin tonë janë vënë në vështirësi që vitin e kaluar për shkak se çmimi i kafesë dhe kakaos dy produktet bazë që shiten më shumë është rritur ndjeshëm vitin e fundit. Jahaj tha se në muajt e ardhshëm mars- prill pritet të ketë një reflektim në rritjen e çmimeve me pakicë për një filxhan kafe 10-30 lekë.

Për shkak të konkurrencës së lartë të bar-kafeve nuk është reflektuar e gjithë rritja e çmimeve të importit tek filxhani i pakicës. Mirëpo rritja e përgjithshme e kostove (pagat, etj) bashkë me rritjen e çmimeve të importit nuk mund të mbajë më çmimin e kafesë në nivelin aktual në një mesatare 70-150 lekë sipas zonave.

Kafeja nuk është vetëm një produkt konsumi në vendin tonë, por përfaqëson stil jetese të shqiptarëve, dita e të cilave nuk konceptohet pa kaluar disa kohë në baret për ta shijuar atë. Konsumi i kafesë sidomos në ambientet jashtë shtëpisë është arsye pse Shqipëria renditet ndër vendet me numrin më të lartë të barëve dhe restoranteve në Europë.

Analistët në tregjet ndërkombëtare po lajmërojnë se ndryshimet e klimës janë duke ndikuar negativisht çmimet e mallrave bujqësore dhe sidomos kafesë dy vitet e fundit.

Lexo edhe :  Influencerja pretendon se ka një fëmijë me të, reagon Elon Musk

Tendenca drejt ngjarjeve më ekstreme të motit do të vazhdojë të godasë rendimentet e prodhimit dhe të krijojë rritje të çmimeve, thotë një raport i “Inverto”, një kompani ndërkombëtare europiane e specializuar në menaxhimin e zinxhirëve të furnizimit.

Ngjarjet ekstreme të motit pritet të çojnë në çmime të paqëndrueshme të ushqimeve gjatë gjithë vitit 2025, pasi çmimet e kakaos dhe kafesë janë më shumë se dyfishuar gjatë vitit të kaluar.

Viti 2024 si vitin më të nxehtë të regjistruar, një tendencë drejt temperaturave më të larta që duket se do të vazhdojë edhe në vitin 2025. “Inverto” parashikon se një prirje afatgjatë drejt ngjarjeve më ekstreme të motit do të vazhdojë të godasë rendimentet e prodhimit, e për rrjedhoje edhe rritje të çmimeve.

Rritjet më të larta të çmimeve vitin e fundit ishin për kakaon dhe kafenë, përkatësisht 163% dhe 103%, për shkak të një kombinimi të reshjeve më të larta se mesatarja dhe temperaturave ekstreme në rajonet prodhuese, sipas hulumtimit./Monitor/   S,M

Të fundit

Pas moshës 40 pse është më e vështirë rënia në peshë dhe çfarë duhet të bëni

Pas të dyzetave, njeriu e ka më të vështirë për të humbur në peshë, pavarësisht përpjekjeve për t’u ushqyer...

Ahmet Kalaja për Vserlon: Inshallah nuk na del dhe Gjesti si ai!

Deklarata e Ahmet Kalasë për një prej banorëve të Big Brother VIP 4 ma marrë vëmendjen e rrjetit. Kalaja ka folur për Vserlo, duke kundërshtuar...

“Më kapi paniku”/ Arrestimi i Veliajt, agjenti imobiliar: 3 ditë nuk po na binte telefoni

Agjenti imobilar Armand Shkëmbi foli në lidhje me ndërtimtaritë ne qytetin e Tiranës dhe tregun imobiliar. Shkëmbi tha se tregu imobiliar është i paparashikueshëm dhe...

“Të ha të gjallë, o gazetare e dështuar”/ Agravon sherri mes Rozana Radit dhe Gertës!

Gerta ka patur debate të ashpra ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” me disa prej banorëve. Ditën e nisi duke...

Ambasada e SHBA sinjalizon ndryshime, politika e Trump po zbatohet

Kur janë bërë një muaj që kur Donald Trump mori drejtimin e SHBA-ve, ambasada amerikane në vendin tonë ka bërë një reagim duke thënë...

Lajme të tjera

Web TV